• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Me grant nga BERZH-i do të mbështetet ndërtimi i autostradës Gostivar – Kërçovë

May 9, 2018
in LAJME
Me grant nga BERZH-i do të mbështetet ndërtimi i autostradës Gostivar – Kërçovë
Share on FacebookShare on Twitter

Autostradat Gostivar – Kërçovë dhe Shkup – Bllacë dhe rruga Kriva Pallankë deri në kufirin me Bullgarinë, janë projektet e ardhshme të cilat do të jenë në fokus të bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, i cili merr pjesë në Takimet vjetore të BERZH-it, që po mbahen në Jordani.

BERZH-i është i interesuar për financimin e këtyre projekteve dhe ka mundësi për ndarjen e grant mjeteve për kryerjen e një pjese të punëve ndërtimore për autostradën Gostivar-Kërçovë, për çka u bë fjalë në takimet. Granti do të jetë për një pjesë të ndërtimit të pjesës së parë të autostradës, gjegjësisht pjesës Bojkoçan – Kërçovë në gjatësi prej 12 kilometrave. Priten edhe grant mjete edhe për rikonstruimin e rrugës Kriva Pallnkë – Deve Bair.

“Për autostradën Shkup-Bllacë tani më kemi marrë grant nga BERZH-i për kompletimin e detyrës projektuese, e cila duhet të jetë gati për më pak se tre muaj”, theksoi Tevdovski.

Siç theksoi, pjesa më e madhe e bashkëpunimit të Maqedonisë me BERZH-in është në sektorin e transportit. Në pjesën e infrastrukturës hekurudhore në takimet u fol për rikonstruimin e hekurudhës Shkup – Kërçovë.

“Nga infrastruktura hekurudhore, i rëndësishëm është Korridori 8 – para së gjithash projekte të ardhshme Shkup – Kërçovë. I rëndësishëm është edhe projekti për sisteme elektronike përgjatë Korridori 10 dhe projekti për ndërtimin e stacionit kufitar në Korridorin 10 të hekurudhës, midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë”, tha Tevdovski.

Ai theksoi edhe se takimet vjetore të BERZH-it janë një mundësi e shkëlqyer që të flitet për projektet e mëdha kapitale, sepse në to marrin pjesë njerëz të rëndësishëm  të sektorit financiar.

“BERZH-i është partner serioz i Maqedonisë. Portofoli i tyre vijues i projekteve arrin 707 milionë euro. Pjesa më e madhe e projekteve janë nga sektori i transportit, në infrastrukturën rrugore, ku BERZH-i mori pjesë në konstruksionin financiar të rrugës Demir Kapi-Smokvicë, në rrugën ekspres Shtip – Radovish, remont të hekurudhës në Korridorin 10 dhe rehabilitim të hekurudhës në Korridorin 8”, tha Tevdovski.

Përveç takimeve bilaterale me përfaqësues të lartë të BERZH-it, ministri Tevdovski do të marrë pjesë edhe në Tryezën e rrumbullakët të Bordit të guvernatorëve dhe në panelin “Infrastruktura e gjelbër”. (MIA)

Tags: BERZHkonstruksion financiarMbështetjetakime bilateraleTevdovski
Next Post
Drejtësi dhe përgjegjësi për ngjarjet dhe jetët e humbura në” Lagjen e Trimave”

Drejtësi dhe përgjegjësi për ngjarjet dhe jetët e humbura në" Lagjen e Trimave"

Hapet takimi i 39-të i Këshillit të Fondit global për luftë kundër HIV, malaries dhe tuberkulozit

Hapet takimi i 39-të i Këshillit të Fondit global për luftë kundër HIV, malaries dhe tuberkulozit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom