Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, sot do të kenë takim të ri bilateral në kuadër të takimit ministror që mbahet në Selanik.
Takimi është një mundësi për vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit afatgjatë për emrin. Edhe pse, formalisht, negociatat për emrin zhvillohen me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesit Methju Nimic, ministrat Dimitrov dhe Koxias, pritet sërish t’i hapin të a.q. çështje më të rënda, gjegjësisht përfshirjen e përdorimit të emrit që do të dakordohet edhe kërkesa e Athinës për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë. Koxias në shumë raste deklaroi se “pala tjetër duhet të kuptojë se është e nevojshme të pajtohet për erga omnes” që do të mundësojë të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse. Maqedonia, megjithatë, shpreson se çështja për emrin do të zgjidhet deri në Samitin e BE-së nga i cili pret datë për fillim të negociatave me BE-në, si dhe ftesë për anëtarësim në Samitin e NATO-s në muajin qershor.
Takimi i sotëm në Selanik, megjithatë, i ministrave të Punëve të Jashtme të katër shteteve fqinje ballkanike Maqedoni, Greqi, Bullgari dhe Shqipëri, nga të cilat dy janë anëtare të BE-së dhe dy të cilat dëshirojnë të anëtarësohen, është fokusuar në mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Në takimin i cili filloi mbrëmë me darkë pune që e organizoi nikoqiri – shefi i diplomacisë greke Koxias, do të bisedohet për bashkëpunimit tejkufitar për europerspektivat e Ballkanit Perëndimor, për ndikimin e ngjarjeve të Lindjes së Afërt ndaj rajonit, për mundësitë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore. Do të bëhet fjalë edhe për bashkëpunimin midis policive, luftën kundër krimit tejkufitar dhe të organizuar dhe përballjen me emigracionit.
Takimi ministror do të përfundojë me konferencë të përbashkët për shtyp.
Burimi: MIA