• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Letër e hapur drejtuar Instituteve Albanologjike dhe të gjitha Institucioneve përgjegjëse për gjuhën shqipe

April 27, 2018
in BALLINA, MENDIMI I LIRË
Letër e hapur drejtuar Instituteve Albanologjike dhe të gjitha Institucioneve përgjegjëse për gjuhën shqipe
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën kur Shqipëria enveriste bënte ndryshimet e mëdha për të krijuar “njeriun e ri komunist”, një inspektor nga Ministria e Arsimit shkon nga Tirana në Shkodër për të ndjekur mësimdhënien e një mësuesi shkodran.

Shkruan: Agron Biba

Fillon ora e mësimit nën mbikëqyrjen e zellshme nga inspektori i arsimit enverist. Mësuesi shkodran shkruan dhe shqipton në dërrasë të zezë fjalën NANA. Inspektori ndërhyn menjëherë duke thënë- Shoku Mësues, jo nana por nëna! NËNA.

Mësuesi shkodran pyet i habitur-Nëna?!?

Inspektori-Po, nëna, jo nana.

Mësusi shkodran përgjigjet-shumë në rregull shoku inspektor. Nëse Ministria e Arsimit dhe Partia në krye me shokun Enver Hoxha kanë vendosur NËNA, atëherë edhe na n’Shkodër do t’i themi Nëna, jo Nana.

Nxënës të dashur, vazhdojmë mësimin…shkruajmë dhe mësojmë fjalën…BËBA!

Kështu të dashur lexues, fjala Baba në anekdotën e Shkodrës enveriste u bë Bëba.

Po sot, çfarë po ndodh sot me fjalët shqipe? Cilët fjalë po na “Bëbazohen” sot?
Të gjithë i kemi dëgjuar folësit (spikerët) e Televizioneve Tiranase dhe papagajt e tyre anembanë duke shqiptuar ose ma mirë me thanë ”Bëbazuar” fjalët si …KUVEND, QENDËR, VENDLINDJE, ZEMËR, VENDNDODHJE, VENDNGJARJE, VENDIM, ZEMËRIM, DHIMBJE dhe shumë të tjera, i shqiptojnë ditë për dite dhe natë për nate dhe pa asnjë fije turpi dhe përgjegjësie morale dhe intelektuale si… KUVËND, QËNDËR, VËNDLINDJE, ZËMËR, VËNDNDODHJE, VËNDNGJARJE, VËNDIM, ZËMËRIM, DHËMBJE etj etj…..

Si thoni ju ? – Më dhemb dhëmbi ose më dhëmb dhembi?!?

Si ka mundësi që Instituti Albanologjik i Tiranës, Instituti  Albanologjik i Prishtinës, dhe Institucionet përkatëse nëpër Universitetet Shqiptare anë e mbanë trojeve ku flitet kjo gjuhë shqipe, e cila i ka rregullat e veta, të jenë kaq, ORE KAQ, shurdhmemec dhe të painteresuar ndaj kësaj dukurie?!?!?!?!?!

Na u Bëbazua Shqipja o shqipe mali dhe fushe. Një e kemi, o të nderuar profesor dhe arsimtar të gjuhës shqipe, Çoni ore zërin pash atë Zot.

Organizoni një takim zyrtar, bisedoni, ngrini zërin njëri tjetrit me argumente shkencore dhe gjuhësore, dhe në fund na dilni si pëllumba të bardhë të paqes ndërshqiptare dhe na thoni se keni vendosur kështu ose ashtu. Ne të tjerët do zbatojmë vendimet e JUAJA, si kompetent të fushës së gjuhësisë. Heshtja Juaj është turpi juaj dhe dëmi i të gjithë neve që flasim dhe belbëzojmë këtë gjuhë HYJNORE.

Recitoni mbi gjuhën shqipe kë tu dojë kokrra e qejfit tuaj, Naimin ose Fishtën, ose ashtu si dua unë, edhe njanin (njërin) edhe tjetrin (tjatrin), por ju lutem, t’i zbatojmë rregullat që ja kemi caktuar, përpara se t’i ndryshojmë bashkë në takime shkencore dhe takime kompetente, dhe jo kështu si hallvaxhinjë të këqinj. Fut njëri sheqer sa do vetë, fut tjetri miell sa i thotë gjyshja vet. Gjuha Shqipe nuk është hallvë.

Gjuha shqipe nuk është hallvë e asnjërit, është e jona, e përbashkët dhe e kemi huazuar nga gjeneratat e ardhshme shqiptare dhe shqipfolëse që janë  ende të palindura!

 

Tags: Gjuha Shqipeinstitucioneletër e hapur
Next Post
Nga arkivi i CIVIL – Qendrës për Liri: Barbarizmi duhet të ndalet urgjentisht!

Nga arkivi i CIVIL - Qendrës për Liri: Barbarizmi duhet të ndalet urgjentisht!

Nga arkivi i Civilit- Rafal: Himne të këndoni dhe flamuj të valoni

Nga arkivi i Civilit- Rafal: Himne të këndoni dhe flamuj të valoni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom