Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sot kujtoi se vetëm Maqedonia dhe 29 vendet anëtare të Aleancës mund të vendosin për anëtarësim të vendit në Aleancë.
Në pres konferencë një ditë para takimit të ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg, i pyetur për të komentuar deklaratat e ambasadorit rus në Maqedoni se vendi do të bëhet “qëllim legjitim” në rast konflikti nëse bëhet anëtare e NATO-s, u përgjigj: “E gjithë ideja se Rusia nuk do të pranojë vende të caktuara të bëhen anëtare të NATO-s është një ide e sferave të ndikimit ku forcat e mëdha i kontrollojnë vendet më të vogla dhe kjo është në kundërshtim me gjithçka që NATO zotohet”.
“Së pari mendoj se është e rëndësishme e drejta e çdo kombi të vendosë për rrugën e vet dhe marrëveshjet e sigurisë, ky është parim fundamental për NATO-n. Por, edhe Rusia u zotua për këtë parim në disa marrëveshje siç janë Komiteti i Helsinkut nga viti 1974 dhe dokumente të tjera. Shkupit i mbetet të vendosë për rrugën e vet dhe nëse dëshiron të kyçet në NATO. Maqedonia dhe 29 vendet aleate të NATO-s vendosin për atë dhe askush tjetër nuk ka fjalë në këtë proces”, deklaroi Stoltenberg në pyetjen e MIA-s.
Siç raportoi korrespondenti i MIA-s në Bruksel, Stoltenberg tha se e përshëndet progresin e negociatave për emrin dhe se është i informuar për këtë.
Stoltenberg kujtoi se ftesa për hyrje në Aleancë për Maqedoninë nga viti 2008 ende vlen.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.