• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Meklivam-Popovski: Maqedonia mund të llogarisë në mbështetje nga Britania e Madhe

April 26, 2018
in BALLINA, BOTA
Meklivam-Popovski: Maqedonia mund të llogarisë në mbështetje nga Britania e Madhe
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri Robert Popovski i obliguar për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë në Londër kishte takim me Fiona Mekilvam, udhëheqëse për Ballkanin Perëndimor pranë MPJ-së të Britanisë së Madhe.

Në takim u konfirmua mbështetja e pastër dhe e qartë nga ana e Qeverisë britanike ndaj procesit reformues në Republikën e Maqedonisë, deklaroi pres qendra qeveritare.

Procesi reformues të cilin e filloi Maqedonia është vlerësuar si i jashtëzakonshëm, ndërsa gjithashtu është vlerësuar se po i njëjti do të vazhdojë dhe në periudhën në vazhdim. Në mbledhje u diskutua për atë se reformat janë proces i gjatë i cili duhet të zbatohet në mënyrë të duhur me qëllim që të mos përsëriten gabimet nga e kaluara.

Popovski në takim i veçoi proceset reformuese të zbatuara nga Plani 3-5-9, me paralajmërim të Planit 18, ndërsa posaçërisht e theksoi kapacitetin për qeveri të hapur, transparencë dhe llogaridhënie si parime të cilat i praktikon Qeveria. Siç tha Popovski, Qeveria e RM-së vendos standarde si për administratën aktuale ashtu edhe për të gjithë qeveritë e ardhshme.

Së bashku është konstatuar se shteti i robëruar është gjendje nga e kaluara e cila në mënyrë intensive ndryshon, për çfarë reformat duhet të vazhdojnë me të njëjtin intensitet të fuqishëm.

Sipas Mekilvam, Maqedonia është shembull i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe tregon se me guxim dhe me përkushtim politik ndryshimet janë realitet.

Udhëheqësja për Ballkanin Perëndimor Mekilvam, ministri Popovski, këshilltari i kryeministrit Marjan Zabrçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, në takim u shprehën të kënaqur nga mbështetja të cilën Shërbimi për komunikim i Britanisë së Madhe e siguron për Shërbimin e komunikimit të Qeverisë së RM-së dhe së bashku konkluduan se marrëdhëniet qeveritare me publikun në Maqedoni janë në funksion të transparencës, ndërtimit të mjeteve të shërbimit për komunikim, si dhe ndryshimet sociale të cilat janë të nevojshme për shoqërinë.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: britania madhekomunikimLondërrobert popovskitakim
Next Post
Gjykata Supreme në Athinë nesër vendos për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Gjykata Supreme në Athinë nesër vendos për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Vajgël: Ekziston mundësi reale për datë për negociata me BE në periudhën e verës

Vajgël: Ekziston mundësi reale për datë për negociata me BE në periudhën e verës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom