• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Me darkë pune, Dimitrov dhe Koxias i përfundojnë bisedimet në Vjenë

April 26, 2018
in BALLINA, BOTA
Me darkë pune, Dimitrov dhe Koxias i përfundojnë bisedimet në Vjenë
Share on FacebookShare on Twitter

Darkë pune kanë pasur mbrëmë ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Vjenë, pas takimit të përbashkët me përfaqësuesin special të KB-së, Methju Nimic. Me darkën, shefat e dy diplomacive i përfunduan bisedimet e djeshme në kryeqytetin e Austrisë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, mediat greke, komentojnë se takimi Dimitrov-Koxias-Nimic, ishte i dobishëm dhe pozitiv, por nuk ka sjellë avancim konkret në “çështjet konkrete”.

“Edhe pse klima është shumë pozitive, është e qartë se që të ekzistojë zhbllokim i situatës politike në IRJM do të duhet të sjellin vendime serioze për çështjet kontestuese të cilët në fokus e kanë erga omnes. Siç duket për udhëheqësinë në vendin fqinj, përdorimi i emrit të ri në brendësi është shumë punë e vështirë, si dhe revizioni i Kushtetutës. Megjithatë, ekziston avancim në çështjet individuale që kanë të bëjnë me temën konkrete”, shkruan “Katimerini”.

Sipas burimeve diplomatike greke, takimi me Nimicin, që zgjati rreth katër orë ishte edhe një takim, i dobishëm si takimet e tjera, në kuadër të procesit. Procesi, përmendin burimet, do të vazhdojë në javët e ardhshme, njofton radioja e Athinës “Antena 984” dhe shton se në esencë gjatë bisedimeve të djeshme nuk është bërë avancim, “sepse të dyja palët si duhet kanë mbetur në pozitat e tyre të njohura”.

Athina zyrtare, duke gjykuar sipas deklaratës së djeshme të zëdhënësit të qeverisë greke dhe ministër pa portofol Dimitris Xanakopulos, pret nga Maqedonia të bëjë lëshime, ndërsa mbetet në qëndrimin se emri i ri duhet të jetë erga omnes edhe për përdorim të brendshëm. Në brifingun e rregullt me gazetarët dhe korrespondentët e huaj, Xanakopulos në përgjigjen e pyetjes të korrespondentes së MIA-s nga Athina, në prag të takimit në Vjenë, tha se në kuadër të negociatave “pala greke i ka bërë lëshimet e saj, ka arritur deri në mes të urës dhe në këtë moment, është koha edhe IRJM-ja  t’i bëjë hapat e nevojshme që të arrijmë deri në marrëveshjen e pranueshme”.

Dy ministrat e punëve të jashtme, Dimitrov dhe Koxias, siç njoftoi MIA, do të takohen javën e ardhshme më 3 dhe 4 maj në kuadër të takimit  katërpalësh në Selanik, ndërsa shtatë ditë më vonë edhe në konferencën në Sunio, më 11 dhe 12 maj.

Çështja për emrin dhe vijimi i negociatave, pritet sot të jetë në agjendën e bisedimeve në Bruksel dhe në Athinë. Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në selinë e NATO-s do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, ndërsa kryeministri grek do ta presë kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.  Në të dy takimet, midis temave të tjera me siguri do të jenë edhe marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: emrierga omnesNimicVjenë
Next Post
Prefekti i Athinës sot dhe nesër në Shkup

Prefekti i Athinës sot dhe nesër në Shkup

Tevdovski në EuroFi: Vizion për integrim në tregjet për kapital në rajon

Tevdovski në EuroFi: Vizion për integrim në tregjet për kapital në rajon

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom