1284. – Lindi mbreti anglez Eduardi II. Sundimi nga viti 1307 deri në vitin 1327 u pasua nga një seri të humbjeve ushtarake në Skoci, veçanërisht në vitin 1314 në betejën e Banokbern. Para marrjes së fronit, në vitin 1301 u bë princi i parë nga Uellsi. Në shtator të vitit 1327 në Kështjellën Berkli u vra nga gruaja e tij Isabela nga Franca dhe i dashuri i saj Roxher de Mortimer. Dashnori i mbretëreshës pastaj ka sunduar në emër të trashlgimtarit Eduardi III, prej të cilit në vitin 1330 u burgos dhe u vra.
1599. – Lindi Oliver Kromuell, i cili udhëhoqi ushtritë parlamentare në luftën civile dhe pas përmbysjes së Karlit I, u bë Lord Protektor i Anglisë (1653).
1744. – Vdiq astronomi suedez, Anders Celsius, i cili shpiku termometrin Celsius.
1769. – Lindi inxhinieri dhe shpikësi i madh britanik, Ser Mark Isambard Brunel. Ai ishte nismëtari i teknikës së tuneleve të nënujshme dhe ndërtoi tunelin në lumin Tamiz në Londër nga Uaping në Roterhit, i cili u përurua në vitin 1843.
1846. – Lindi në Frashër një nga figurat më të ndritura të rilindjes kombëtare, poeti dhe patrioti Naim Frashëri. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në gjimnazin grek Zosimea të Janinës. Në 1871 punon në Stamboll në drejtorinë e shtypit. Krahas detyrave të rëndomta për bukën e gojës ai shkruan dhe punon për çështjen kombëtare. Më 1880 nga pena e tij doli poema “Shqipëria”. Nevoja e kthen përsëri në Stamboll ku punon këshilltar në Ministrinë e Arsimit. Më 1884 boton vëllimin poetik “Ëndërrime”, që u pasua nga poema baritore “Bagëti e bujqësi” një nga perlat e letërsisë sonë. Nga pena e tij, sipas nevojave që diktonte koha, dalin “Dituri për mësonjëtoret e para”, një nga tekstet e para shkollore, por dhe përmbledhja poetike “Lulet e verës”, “Dashuria” në greqisht, “Historia e Skënderbeut” dhe “Qerbelaja”.
1859. – Filluan punimet për ndërtimin e Kanalit të Suezit nën drejtimin e Ferdinand de Seseps. Ai u përurua 10 vjet më vonë më 16 nëntor 1869.
1874. – Lindi fizikanti dhe shpikësi italian i radiotelegrafisë, Xhilelmio Markoni. Ai fitoi në vitin 1909 çmimin Nobel për fizikën dhe zhvilloi gjithashtu radion me valë të shkurtra.
1915. – Trupat australiane dhe neozelandeze sulmuan brigjet e Galipolit, Turqi, në Luftën e Parë Botërore si pjesë e forcave aleate angleze. Rreth 7 mijë australianë dhe 2 mijë neozelandezë u vranë gjatë betejës tetëmujore kundër forcave turke.
1945. – U hap Konferenca e San Françiskos e organizuar nga Kina, Britania, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara për të krijuar një organ botëror për zëvendësimin e Lidhjes së Kombeve.
1960. – Në Manastir u themelua Shoqata e shkencës dhe artit. Shoqata u themelua me qëllim që të nxitet zhvillimi i mendimit shkencor, të hulumtohet e kaluara, të kryejë hulumtime dhe avancime në të gjitha sferat e qytetit dhe rrethinës.
1971. – Në Uashington rreth 200.000 njerëz protestuan kundër luftës së Vietnamit.
1979. – Në Manastir është shpallur themelimi i Universitetit të dytë në RS të Maqedonisë. Më 13 qershor 1993 Asambleja e Universitetit në Manastir solli vendim që prej 30 qershorit Universiteti të quhet “Shën Klimenti i Ohrit”.
1980. – Një aeroplan Boing 727 i Dan Air, që po transportonte pushues britanikë nga Mancesteri në Tenerife, u rrëzua në malet rreth 16 milje në jug të aeroportit Los Rodeos. Të 146 pasagjerët dhe ekuipazhi gjetën vdekjen.
1982. – 15 vitet e pushtimit të Sinait nga Izraeli morën fund, me largimin e ushtarit të fundit izraelit nga gadishulli për të lejuar zyrtarët egjiptianë të rikthejnë territorin e tyre.
1996. – Republika e Maqedonisë dhe Hondurasi vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash.
1996. – U shpik roboti i parë në botë, i cili është në gjendje të kryejë operacione.
1997. – Shtypi shqiptar botoi mesazhin e Nënë Terezës që i dërgonte popullit shqiptar. Në të ajo shprehte shqetësimin e thellë për gjendjen e krijuar në Shqipëri dhe ngjarjet tronditëse që po ndodhnin.
2001. – U arrestua ish-presidenti i Filipineve, Xhozef Estrada, në banesën e tij në Manilë dhe u dërgua në burg. Gjykata urdhëroi arrestimin dhe burgosjen e ish-presidentit të dështuar 64 vjeçar, i akuzuar se ka përvetësuar 80 milionë dollarë nga burimet ekonomike të vendit.
2012. – Rusia kumtoi se forcat e saj e kanë likuiduar terroristin islamik arab Hatab, njërin nga udhëheqësit e separatistëve çeçen, i dyshuar për lidhshmëri me rrjetin e Al Kaedës të Osma bin Ladenit.
2005. – Në fatkeqësinë hekurudhore në qytetin japonez Amagasaki humbën jetën 107 persona, ndërsa u plagosën 460, kur një tren doli nga shinat dhe u përplas në një ndërtesë banimi.
2014. – Pas një vuajtjeje të shkurtër në moshën 66-vjeçare ndërroi jetë prof.dr. Milladin Kërstanoski, profesor i theksuar FTH dhe doktor i shkencave juridike. Kërstanoski ishte fitues i Çmimit të Klimentit – çmimi për vepër jetësore në vitin 2008. Prof.dr. Milladin Kërstanoski është autor i 50 librave nga sfera e drejtësisë dhe më shumë se njëqind punimeve shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë.
Burimi: MIA