• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në ditën e sotme

April 24, 2018
in LAJME
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

1081. – Normanët të udhëhequr nga Robert Guiskardi (“Robert Dinaku”) dhe biri i tij Boemund, u kthyen në Shqipëri nga Otrantoja dhe morën Durrësin dhe Vlorën (Avlona). Ky ishte sulmi i ushtrive normane në tokat arbërore.

1341. – Pas vdekjes së perandorit bizantin Androniku i tretë Paleologu, arvanitasit e Thesalisë shpërthyen në një kryengritje e cila u përhap deri në Berat.

1731. – Vdiq gazetari dhe shkrimtari i njohur britanik, Daniel Defo, i njohur sidomos për veprën e tij “Robinson Kruzo”.

1856. – Lindi Filip Peten, burrë shteti dhe marshall i ushtrisë franceze. Hero kombëtar për fitoren e tij në Verdun në Luftën e Parë Botërore, ai u diskretitua si bashkëpunëtor i nazizmit për krijimin e qeverisë së Vishisë në Luftën e Dytë Botërore.

1898. – Spanja u shpalli luftë Shteteve të Bashkuara pas marrjes së një ultimatumi për t’u larguar nga Kuba.

1945. – Afër përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, forcat amerikane çliruan kampin e përqëndrimit të Dacaut.

1949. – Në Shkup u mbajt Kuvendi i parë universitar në Maqedoni. Pastaj është formuar universiteti i Shkupit. Në vitin 1969 gjatë shënimit të 20 vjetorit të punës, Universiteti e mori emrin “Cirili dhe Metodi”, ndërsa nga 12 nëntori i vitit 1992 “Shën Cirili dhe Metodi”.

1950. – U krijua nga bashkimi i Palestinës së pushtuar nga Jordania dhe Mbretërisë së Transjordanisë, shteti i Jordanisë.

1950. – Filarmonia Shqiptare jep në Tiranë premierën e parë “Valëzimi i popujve”, një spektakël i pasur me këngë dhe valle të shumta. Për herë të parë u luajt në skenë “Shatërvani i Bahçisarait” dhe “Esmeralda”.

1955. – Përfundoi Konferenca e Bandungut, e organizuar nga pesë shtete aziatike. Ajo dënoi kolonializmin si në Perëndim ashtu edhe BRSS.

1967. – Vladimir Komarov, rusi i parë që fluturoi me anijen kozmike “Sojuz”, u vra gjatë uljes në Tokë në Rusi pas rrotullimit të 17-të rreth Tokës.

1970. – Kina lëshoi në orbitë satelitin e saj të parë.

1991. – Udhëheqësit rebelë kurdë arritën një marrëveshje në parim me Sadam Hyseinin për një autonomi më të madhe.

1995. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë në nivel ambasadorial.

1995. – Gjykata e OKB-së për ish-Jugosllavinë përmendi udhëheqësin boshnjak serb, Radovan Karaxhiç dhe dy nga ndihmësit e tij kryesorë si të dyshuar për krime lufte.

2003. – Në Bagdad u dorëzua Tarik Aziz, ish-zëvendëskryeministër i Irakut, i cili ishte i 43-ti në listën e SHBA-së të 55 pjesëtarëve më të kërkuar të regjimit të rrëzuar të Sadam Hyseinit.

2008. – Vdiq Tristram Keri, kompozitor anglez, krijues i muzikës elektronike. Pas studimeve në Oksford emigroi në Australi ku e themeloi studion muzikore elektonike sipas shembullit të atij në vitin 1967 të cilën e themeloi në Kolexhin mbretëror muzikor në Londër.

2014 – Në moshën 93 vjeçare ndërron jetë Tadeush Ruzheviç, një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohor të Polonisë.


Burimi: MIA

Tags: 24 prillNë ditën e sotme
Next Post
Rusi-Popovska, ambasadore e re e Maqedonisë në BE në Bruksel, Çaushevska-Dimov në Paris

Rusi-Popovska, ambasadore e re e Maqedonisë në BE në Bruksel, Çaushevska-Dimov në Paris

Maqedonia është nikoqir i NATO-punëtorisë për koordinim të partneriteteve ushtarake

Maqedonia është nikoqir i NATO-punëtorisë për koordinim të partneriteteve ushtarake

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom