Qeveria rumune solli vendim për zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem, duke e ndjekur shembullin e SHBA-së, njoftoi lideri i koalicionit qeveritar në Rumani Liviu Dragnea.
“Vendimi është sjellë, fillojnë përgatitjet”, deklaroi Dragnea për radio stacionin Antena 3.
Ai deklaroi se Qeveria në seancën e cila u mbajt pardje ka miratuar “memorandum për fillimin e procedurës për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem”.
Zëdhënësi i Qeverisë refuzoi që të komenton pohimet.
Rumunia do të jetë vendi i parë anëtar i BE-së e cila e ndjek shembullin e SHBA-së, që domethënë njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Mediat e Izraelit pohojnë se edhe Çekia po përgatitet për një hap të tillë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dje deklaroi se të paktën gjashtë shtete zhvillojnë “negociata serioze” me Izraelin për zhvendosjen e ambasadave të tyre.
Përveç SHBA-së edhe Guatamala formalisht paralajmëroi zhvendosje të zyrës diplomatike.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.