• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Nëse kjo është drejtësi evropiane, le ti marrin gjykatësit tonë!

April 19, 2018
in POLITIKË
Nëse kjo është drejtësi evropiane, le ti marrin gjykatësit tonë!
Share on FacebookShare on Twitter

Me transparente “A e dini kush është Almiri?”, “Drejtësi për Almirin” dhe “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, para kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot qytetare dhe qytetarë nga iniciative “Drejtësi për Almirin” e pritën përfaqësuesen e lartë për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë për BE, Federika Mogerinin.

 

 

“Erdhëm këtu që t’i  japim porosi Mogerinit, Hanit dhe të gjithë syve të Evropës të cilat sot janë të drejtuara nga Maqedonia, se drejtësia te ne është e vdekur!”, tha Visar Vishka, një nga organizatorët e protestës.

Vishka theksoi se protesta e sotme ka për qëllim t’u tregojë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian se qytetarët nuk pajtohen me këtë drejtësi, dhe se, nëse ata mendojnë se ky sëhtë shembull për drejtësi evropiane, mund t’i marrin me vet gjykatësit dhe politikanët tonë.

“Këtu nuk e kam fjalën vetëm për rastin me Almirin, por të gjitha rastet në të cilat ka tregues se gjyqësia nuk ka vepruar në mënyrë objektive dhe të paanshme”, tha Vishka.

Ai gjithashtu shtoi se pritet vendimi i fundit i gjykatës në Kumanovë që të ngritin padi kundër prokurorëve Jovevski dhe Kusigerska, gjykatëses Denkovska dhe të gjithë të involvuarit për të cilët ka dyshime se nuk kanë vepruar sipas ligjit, nga politikanë, gjykatës, prokurorë publikë dhe të gjithë tjerët që kanë të bëjnë me rastin.

Maja Ivanovska

Tags: “Drejtësi për Almirin”KuvendMogeriniProteste
Next Post
MBPEU mori nga BE-ja treqind kompjuterë dhe 18 automjete

MBPEU mori nga BE-ja treqind kompjuterë dhe 18 automjete

Angjushev: Raporti i KE-së realisht i pasqyron gjendjet në ekonomi

Angjushev: Raporti i KE-së realisht i pasqyron gjendjet në ekonomi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom