Ish ministrja e Punëve të Jashtme Gordana Jankullovska nuk u paraqit në seancën e sotshme për rastin “Tanku”, me ç’rast mbrojtja në Gjykatë dorëzoi vërtetim mjekësor, ku është theksuar se ka “shtatzëni të rrezikshme”.
Mbrojtja kërkoi që të shtyhet seanca, për çka kundërshtuan prokurorët nga PSP dhe kërkuan veçimin e procedurës për Jankullovskën.
Gjykatësi Dobrilla Kacarska dha pushim për të vendosur mbi kërkesën e PSP-së.
Nga burgu i Shutkës u soll për të dëshmuar dhe ish drejtori i Shërbimeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Vase Donevski.
Në rastin “Tanku”, për “mercedesin” luksoz me vlerë 600 mijë euro, të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Greuvski, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski.
Burimi: MIA