Vendimi i Komisionit Evropian të propozojë që Maqedonia dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat për inkuadrim në BE, nuk do të thotë se këto negociata do të fillojnë që nesër, deklaroi kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker, në Parlamentin Evropian në Strasburg.
“Fillimisht, duhet miratim nga Këshilli Evropian, gjegjësisht në gjashtë muajt e ardhshëm do ta kuptojmë qëndrimin edhe të Këshillit të BE-së”, shtoi Junker. Sqaroi se nuk ka afat për përfundimin e negociatave, do të vlerësohen arritjet e vendeve përkatëse.
Vendet nga Ballkani Perëndimor kanë nevojë për perspektivë evropiane që të mos përsëriten ngjarjet e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. U bëjë thirrje këtyre vendeve ta shënojnë progresin e duhur, ky proces do të marrë shumë kohë, shtoi kryetari i KE-së.
Burimi: MIA