Ardhmëria e energjetikës është në burimet ripërtëritëse. Sfida kryesore është si të zhvillohen kapacitetet energjetike nga burimet ripërtëritëse dhe të vendoset një mekanizëm me të cilin të mos ndikohet ndaj çmimit të energjisë elektrike që e paguan konsumatori i fundit, ndërsa sfidë shtesë është si energjia e burimeve ripërtëritëse të balancohet në sistemin energjetik, tha zëvendëskryeministri Koço Angjushev gjatë fjalimit në Samtin për tranzicion energjetik dhe dialog për burime ripërtëritëse për siguri energjetike që mbahet në Berlin.
Në sesionin “Kontribut në burimet ripërtëritëse në sigurinë energjetike”, Angjushev theksoi se me ligjin e ri për energjikë në Maqedoni vendoset sistem i “fitimit” – model i cili stimulon investime dhe rritje të pjesëmarrjes pikërisht në burimet ripërtëritëse.
Ai shtoi se vendet e vogla, të cilat prodhojnë energji elektrike të pamjaftueshme për nevojat e veta dhe duhet të importojnë, duhet të punojnë në ndërlidhjen energjetike me vendet fqinje dhe vendet e tjera dhe të krijojnë mekanizëm transparent për alokim të kapaciteteve transmetuese.
Konkluzioni i panelistëve ishte se duhen rregulla të qarta, teknologji dhe financa për zhvillim të kapaciteteve nga burimet ripërtëritëse të energjisë.
Në samit janë prezentë edhe ministra dhe ekspertë eminentë për energjetikë mes të cilëve edhe Marosh Shefçoviç, diplomati sllovak dhe zëvendëskryetari i Komisionit Evropian nga vitit 2014, si dhe Peter Altmajer, ministër i Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë të Gjermanisë.
Gjatë samtit, zëvendëskryeministrit Angjushev realizoi takim me disa ministra të energjetikës.
Burimi: MIA