Presidenti francez Emanuel Makron sot e propozoi formimin e Fondit të BE-së për mbështetjen e bashkësive lokale të cilat pranojnë refugjatë.
Siç njofton AFP, ky propozim i Makronit konsiderohet si tejkalim i problemit me refugjatët, i cili shquhet si një prej çështjeve politike më të mëdha me të cilat ballafaqohet BE-ja.
“Propozoj krijimin e Programit Evropian përmes së cilit drejtpërdrejt në mënyrë financiare do të mbështeten bashkësitë lokale të cilat pranojnë dhe integrojnë refugjatë”, deklaroi Makron në fjalimin para Parlamentit Evropian, në të cilin e prezentoi vizionin e tij për të ardhmen e BE-së.
Burimi: MIA