Maqedonia nesër dhe pasnesër do të jetë organizatore e Samitit të parë dixhital të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i parë nga seria e ngjarjeve të këtij lloji që do të organizohet në nivel vjetor.
Samiti është pjesë e Procesit të Berlinit dhe paraqet mundësi për përafrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së, por do të prezantohen dhe mënyrat konkrete se si të fitohen shërbime më të mira dixhitale, se si firmat TI të lidhen më mirë dhe se si të rinjtë të fitojnë aftësi dixhitale cilësore.
Është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit, përfaqësues të Qeverisë, biznesmenë, organizata rajonale dhe të bashkësisë akademike të cilët do të shkëmbejnë ide dhe propozime për veprime të përbashkëta. Do të bisedohet për uljen e çmimeve të roamingut, siguria kibernetike, rritje të aftësive dixhitale të qytetarëve dhe lidhja e reciproke dixhitale e vendeve të rajonit. Pritet paraqitja e një iniciative të përbashkët për njohjen reciproke të certifikatave dixhitale.
Paralelisht me Samitin dyditor do të mbahet edhe panairi Ekspo i firmave TI ku kompanitë në sferën dixhitale do të prezantojnë punën e tyre, ndërsa do të organizohet edhe Kamp për start ap kompanitë, si dhe konferencë kushtuar lajmeve të rrejshme.
Jashtë organizimit të Samitit është paralajmëruar se do të mbahet dhe mbrëmje ku do të marrë pjesë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini, me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët janë pjesëmarrës në Samit.
Për organizimin e Samitit do të shpenzohen 245 mijë euro, ndërsa gjatë mbajtjes së tij do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit rreth hotelit Aleksandar Palas dhe Qendrës sportive Boris Trajkovski. Do të mbyllen dhe do të rikahëzohet qarkullimi në rrugët “Magjistralja e Adriatikut” (Jadranska magistrala), “Skupi”, pjesë të bulevardit “Tetë Shtatori”, “Ilinden”, si dhe rrugë të tjera të cilët gravitojnë drejt dy objekteve. Regjim të veçantë të komunikacionit është paraparë edhe në unazën për në autostradën në aeroportin e Shkupit.
Burimi: MIA