1421. – Më shumë se 100.000 persona janë mbytur kur deti në Holandë depërtoi digat mbrojtëse.
1492. – Çifti mbretëror i Spanjës Fernando i Gjashtë dhe Izabela e Parë u dakorduan që të financojnë udhëtimin e parë për në Amerikë.
1790. – Vdiq Benjamin Franklin, filozof dhe politikan amerikan. Lindi në Boston, më 17 janar të vitit 1706.
1894. – Lindi burrështetasi rus Nikita Sergeeviç Hrushçov, shefi i partisë komuniste sovjetike prej vitit 1953 deri në vitin 1964. Plenumi i Komitetit qendror në tetor të vitit 1964 e ndërroi nga të gjtiha funksionet.
1916. – Lindi Sirimavo Bandaranaike, politikane nga Shiri Lanka.
1946. – Ushtarët e fundit francezë e braktisën Sirinë, e cila fitoi pavarësinë.
1961. – Mërgimtarë kubanë të stërvitur në Shtetet e Bashkuara pushtuan ishullin e tyre të vendlindjes në përpjekje për të përmbysur qeverinë komuniste të Fidel Kastros. Urdhrin e kishte dhënë presidenti i ri amerikan Xhon Kenedi. Pushtimi i Gjirit të derrave, siç u quajt ky operacion, përfundoi pa sukses – më se 100 mërgimtarë mbetën të vrarë dhe afro një mijë të tjerë u kapën dhe u burgosën. Megjithëse planet për këtë operacion kishin filluar që gjatë administratës së presidentit Eisenhover, presidenti Kenedi mori përsipër gjithë përgjegjësinë për dështimin, pasi ai kishte miratuar zbatimin e planeve. Presidenti Kenedi miratoi më pas të dërgonte në Kubë pajisje bujqësore dhe furnizime mjekësore në shkëmbim për të burgosurit që u kapën gjatë operacionit. Ai ishte i pranishëm në një ceremoni mirëseardhjeje të organizuar për ta në Miami të Floridas.
1969. – Në Los-Anxhelos të Kalifornisë, juria shpalli fajtor palestinezin Sirhan Bisharah për vrasjen e senatorit amerikan Robert Kenedy. Kenedi u qëllua më 5 qershor 1968.
1969. – Aleksander Dubçek dha dorëheqje nga funksioni shef i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, në të cilën e zëvendësoi Gustav Husak.
1977. – Gratë në Lihtenshtajn për herë të parë votuan në zgjedhje.
1989. – Sindikata polake “Solidariteti” është legalizuar pas ndalesës shtatëvjeçare.
1992. – Në Shkup, presidenti i Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov e zbuloi pllakën-mbishkruese në Shtëpinë e Armatës në të cilën shkruan “Republika e Maqedonisë, Shtëpia e ARM-së – Shkup”. Me këtë në mënyrë simbolike është shënuar ardhja e rekrutëve të parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe pavarësimi i saj ushtarak.
1997. – Vdiq burrështetasi izraelit Haim Hercog, president i Izraelit prej vitit 1983 deri në vitin 1993.
1998. – Ndodhi masakra e Poklekut, forcat serbe masakruan 53 njerëz të pafajshëm shqiptarë, në mesin e tyre 10 nxënës.
2003. – Vdiq regjisori rus i filmit Emill Lotjan, autor i filmave klasikë, midis të cilëve janë “Ciganët fluturojnë në qiell” dhe “Ana Pavllova”, kushtuar njërës prej balerinave më të mëdha ruse. Për filmim “Ciganët fluturojnë në qiell” është shpërblyer me çmimin kryesor në Festivalin ndërkombëtar të filmit në San Sebastian.
2004. – Udhëheqësi i ri i lëvizjes palestineze Hamas, Abdel Aziy el Rantisi vritet në një sulm izraelit me helikopterë ndaj automjetit të tij. Ai u bë udhëheqës i lëvizjes pasi që paraprakisht gjithashtu në një sulm izraelit është vrarë themeluesi dhe lideri shpirtëror i kësaj lëvizjes islamiste sheiku Ahmed Jasin.
2014. – Fituesi i çmimit Nobel për letërsi, shkrimtari, gazetari , botuesi dhe aktivisti politik kolumbian Gabriel Garsia Markes vdiq në moshën 88-vjeçare në Meksiko Siti.