Maqedonia nesër nga Komisioni evropian duhet të marr Progres raportin, e një ditë më vonë pritet e komisionerit evropian Johanes Han dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.
Qeveria është optimiste dhe konsideron se Raporti do të përmbajë rekomandim të pastër për fillim të negociatave. Atë e konfirmoi kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani edhe në brifingun e hapur për gazetarët.
“Nga ajo që ne e dimë dhe kemi të dhëna dhe nga ajo që e shohim, meritojmë rekomandim të pastër si kristali për fillim të negociatave me BE-në”, tha Zaev.
Osmani optimizmin e tij e bazon në atë që, sipas tij, Plani 3-6-9 është realizuar 90 për qind.
Zëvendëskryeministri paralajmëroi se reformat do të vazhdojnë edhe pas vlerësimit të progresit.
Burimi: MIA