Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, në të cilën janë në rend dite për diskutim pesë interpelanca dhe dhjetëra projektligje e propozim vendime të tjera.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të përballet me deputetët në katër interpelanca, ndërsa në një interpelancë do të jetë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli.
Pjesë e debatit në Kuvend, siç transmeton Kosovapress”, do të jetë interpelanca për “Contour Global” dhe marrëveshjen tregtare që ka nënshkruar qeveria e Kosovës me këtë kompani.
Përveç kësaj, interpelancë do të ketë edhe për reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, ndarja e fondeve financiare në shumën prej 1 milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës dhe interpelanca në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli, do të jetë në lidhje me sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës, e kërkuar po ashtu nga LVV-ja.
Burimi: MIA