Maqedonia ka arritur të dorëzojë axhendë jashtëzakonisht të volitshme në nëntë muajt e fundit dhe sërish është kthyer në rrugën evropiane. Kjo është porosia që zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmanit i është transmetuar në bisedimet me përfaqësues të Komisionit Evropian gjatë vizitës së djeshme në Bruksel.
Ai ka theksuar se Plani 3-6-9 është realizuar mbi 90 për qind dhe pret që Komisioni Evropian në raportin e tij për progresin në rrugën drejt BE-së për vendin të jetë më i mirë deri më tani dhe të përmbajë rekomandim të pastër për fillimin e negociatave inkuadruese.
“Në përgjithësi, edhe pse realizimi i këtij Plani nuk mund të shprehet në përqindje për shkak të kualitetit të disa masave, janë tejkaluar pritjet më optimiste dhe shkalla e realizimit është mbi 90 për qind. nga gjithsej 103 masa më pak se 10 nuk janë realizuar”, tha Osmani.
Ai ka theksuar se reformat nuk mbesin këtu, por do të vazhdojnë edhe më tej, konform gjatë nismave udhëheqëse në Strategjinë e Komisionit Evropian për Zgjerim.
Sipas tij, valorizimi i vërtetë i këtij suksesi do të paraqesë edhe zgjidhjen e emrit me Greqinë.
Në pyetjen e gazetarëve për ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili për të është miratuar sepse tre herë e ka marrë mbështetjen në Kuvend, Osmani i ka bërë thirrje presidentit Ivanov, siç tha, ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta luajë rolin e tij koheziv.
Burimi: MIA