Gjykata Penale në Shkup ka marrë vendim për lirimin e Lirim Dinaricës, Emrulla Emrullait, Ramiz Asanit, Muçë Bajramit, të akuzuar për vrasjen e tre policëve Kiril Petrushevskit, Aco Angelovskit dhe Erol Gotak, në Haraçinë, në janar të vitit 2000. Të liruar janë edhe Bashkim dhe Agim Asani, që tashmë nuk janë gjallë.
Procesi gjyqësor për vrasjen e tre policëve zgjatë tani më 18 vjet
Pas vendimit të sotëm për lirimin e Lirim Dinaricës, para ndërtesës së gjykatës deklaroi se kanë pasur 100 dëshmitarë që kanë bërë me dije se ata nuk kanë pasur asnjë lidhje me akuzën e ngarkuar.
“Kemi kaluar 18 vite torturë e keqtrajtime nëpër gjykata, dhe kjo është për keqardhje pasi që në burgje në Maqedoni futen njerëz të pafajshëm”, ka thënë Dinarica.
Vrasja e trefishtë ka ndodhur më 11 janar të vitit 2000, në hyrje të Haraçinës.
Gjashtë të akuzuarit në procedurën e deritanishme gjyqësore tani më kanë marrë aktvendime për lirim për shkak të mospasjes së dëshmive, por Gjykata e Apelit pas ankesës së Prokurorisë e hoqi vendimin e shkallës së parë dhe procedurën e ktheu nga fillimi.
Në procedurën e përsëritur, prokuroria e Shkupit parashtroi aktvendim edhe për një person, Emrulla Emrullai, ndërsa procedura u pengua për Agim Asanin i cili u vra para Shtëpisë së mallrave “Ilinden” në shkurt të vitit 2007.
Procesi gjyqësor në fillim u zhvillua nën sigurim të fuqishëm policor. Tani të akuzuarit mbrohen në liri. Gjatë këtyre viteve janë ndryshuar disa gjykatës të cilët e punojnë lëndën.
Burimi: MIA