Përfaqësues të bankave qendrore në shumë shtete të BE-së dhe me gjerë, të Bankës Qendrore Evropiane, të institucioneve financiare dhe shtetërore, si dhe profesorë të institucioneve akademike të më shumë shteteve marrin pjesë në punën e Konferencës së shtatë vjetore hulumtuese që në organizim të Bankës Popullore e Republikës së Maqedonisë, sot po mbahet në Ohër.
Në tubimin e titulluar “Pothuajse një dekadë pas krizës: Në rrugën drejt ciklit të ri global dhe normalizimit të politikës monetare” fjalim pati guvernatori i BPRM, Dimitar Bogov, i cili u përqendrua në gjendjen aktuale në ekonominë botërore, veçanërisht nga ato aspekte të cilat drejtpërdrejtë janë në fokus të bankave qendrore, por edhe të ekonomisë së Maqedonisë dhe të ekonomive të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në pikëpamje të ballafaqimit me ciklin e ri global.
Bogov theksoi se përcaktimi tematik i Konferencës udhëzon në periudhën relativisht të gjatë nga fillimi i krizës globale dhe nevojën nga ballafaqimi i bankave qendrore dhe ekonomistëve, veçanërisht ekonomistët-hulumtues, me sfidat e reja.
“Në këtë moment çështjet që duhet t’i vendosim dhe në të cilat duhet të përqendrohemi gjatë Konferencës do të ishin sa është i fuqishme dhe i qëndrueshëm rikuperimi global, cilat janë arsyet për inflacionin e ulur, si duhet të jetë dinamika e normalizimit të politikës monetare, nëse bankat tani janë më elastike, a jemi të përgatitura mirë t’i parandalojmë rreziqet..Ndoshta këto janë çështje të thjeshta, por si dhe në shumë raste në jetën reale dhe në kornizën e vërtetë ekonomike, nuk kanë përgjigje të thjeshta”, tha Bogov.
Në suaza të sesionit të parë të ditës së parë të punës të Konferencës ishte ndarë edhe Çmimi vjetor për punën më të mirë të hulumtuesit të ri nga fusha e makroekonomisë dhe veprimtarisë bankare, që Banka Popullore tradicionalisht e ndan nga viti 2007. Sivjet laureat është hulumtuesi i ri Kiril Simeonovski për punën “Rritje ekonomike në kushte të menaxhimit optimal në borxhin publik në Maqedoni.
Në tubimin në Ohër do të prezantohen materialeve hulumtuese nga shumë bankat qendrore, si dhe të ekspertëve të institucioneve të theksuara akademike nga Italia, Suedia dhe Maqedonia. Diskutim për temat e materialeve hulumtuese do të kenë edhe përfaqësuesit e Shkollës londineze për ekonomi, Bankës Qendrore Evropiane, Universitetit nga Orleansi, Franca dhe nga BPRM.
Në suaza të ditës së parë të punës do të shqyrtohen shumë tema, mes të cilave: konvergjenca reale e vendeve të rajonit, integrimi financiar dhe shtytësit e investimeve të drejtpërdrejta të huaja, ndikimi i normalizimit të politikës monetare në vendet e zhvilluara mbi vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, rezistenca e krizave, rreziqet bankare, kërkesat kapitale për bankat dhe qasja deri te financat në vendet e rajonit.
Me Konferencën në Ohër po shënohet përvjetori i pavarësisë monetare të Republikës së Maqedonisë.
Burimi: MIA