• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Nimic u shkruan Dimitovit dhe Koxiasit në vigjilje të takimit të ri në Ohër

April 11, 2018
in LAJME
Nimic u shkruan Dimitovit dhe Koxiasit në vigjilje të takimit të ri në Ohër
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërmjetësuesi Methju Nimic u ka dërguar letër shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në të cilën e përshkruan situatën aktuale në bisedimet për emrin, gjegjësisht pikat për të cilat ka pajtim dhe pikat për të cilat ka dallime, ashtu si i ka formuluar në kohën e  bisedimeve në Vjenë. Letra ministrave u është dërguar në vigjilje të takimit të tyre të ri në Ohër, sonte dhe nesër. 

Informacionin për letrën e publikuan gazeta “Katimerini”, radio “Athina 984” dhe portali informativ “Njuz 247”, duke iu referuar burimeve të tyre.

MPJ-ja greke, as nuk e konfirmuan, por as nuk e mohuan lajmin në mediat greke se Nimici ka dërguar letër deri te Dimitrovi dhe Koxiasi, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Athina.

“Sipas burimeve të caktuara, letra e fundit e Nimicit i shfaq qëndrimet e kristalizuara të diplomatit amerikan për çështjen, siç ishin formuluar në takimin e tij të fundit disaorësh me ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe IJRM-së në Vjenë (30-31 mars). Të njëjtat burime përmendin se Nimici ka arritur deri te pikat të cilat duhet të jenë parametra të zgjidhjes”, shkruan “Katimerini”.

Radio “Athina984”, megjithatë, publikoi se bëhet fjalë për procedurë të caktuar dhe parashikuar paraprakisht të ndërmjetësuesit.

“Dy ministrat pritet të përgjigjen në pyetësorin, i cili ishte dorëzuar nga ndërmjetësuesi special dhe ta kenë plotësuar deri në takimin e tyre të ardhshëm të përbashkët”, bëri të ditur radioja athinase.

Portali “Njuz247”, duke iu referuar burimeve të veta, shkruan se ky është teksti i tretë i ndërmjetësuesit dërguar dy ministrave dhe paraqet “intervenim dhe kontribut para takimit të rëndësishëm në Ohër”.

“Sipas informacioneve të njëjta, kabineti diplomatik i Koxiasit kontaktoi me Nimicin dhe e shprehu pakënaqësinë e Athinës për disa pjesë të letrës, sepse ministri i Punëve të Jashtme dëshiron të arrihet sa më shumë që është e mundur në bisedimet në Ohër”, shkruan portali.

Burimi: MIA

Tags: letërNikolla Dimitrovnikos koxiasNimic
Next Post
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom