ensionet e rritura në marrëdhëniet greko-turke, në kombinim me eskalim të luftës në Siri, çojnë deri në rritje të numrit të refugjatëve drejt ishujve grekë në Detin Egje, paralajmëron gazeta athinase “Vima”.
Gazeta transmeton deklarata të përfaqësuesve të autoriteteve lokale në ishujt, të cilët pohojnë se ditët në vijim rritet numri i varkave me refugjatëve dhe emigrantëve, të cilët nga bregdeti turk nisen drejt ishujve grekë dhe më së shumti drejt pjesës veriore të Detit Egje, që lë përshtypje se ishujt përballen me valë të re të refugjatëve.
Sipas burimeve të njëjta, çdo ditë nga bregu turk arrijnë nga rreth 30 deri 35 varka, që nuk kanë ndodhur kohë të gjatë.
Tregues për numrin e rritur të refugjatëve është edhe fakti se vetëm në kampin Moria në ishullin Lezbos në ditët e fundit numri i refugjatëve është rritur tre herë.
Vitin e kaluar në këtë kohë në kampet kishte 2.400 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa tani kjo shifër arrin 6.280, që e tejkalon kapacitetin e qendrave të pranimit.
Përfaqësues të autoriteteve janë të bindur se pas Samitit BE-Turqi në varna më 26 mars, situata me refugjatët është përkeqësuar. Ata druajnë se nëse kriza e refugjatëve nuk parandalohet, në periudhën e verës do të ketë shumë probleme serioze.
Burimi: MIA