• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

10 prill

April 10, 2018
in LAJME
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

1583. – Lindi juristi, shkrimtari dhe humanisti holandez Hig de Grot, i njohur si Hugo Grocijus, themelues i të drejtës ndërkombëtare. 

1585. – Vdiq papa me preardhje italiane Grguri i Trembëdhjetë, i icli gjatë 13-të viteve

1814. – Ushtria e Napoleonit pësoi disfatë nën sulmet e britanikëve dhe spanjollëve në Betejën e Tuluzës. Kjo çoi në abdikimin e tij dhe dërgimin një ditë më vonë në mërgim në Elba.

1847. – Lindi Xhozef Pulicer, pronar amerikan i gazetave. Xhozef Pulicer ishte krijuesi i çmimit ‘Pulicer’. Vdiq në Sharlotsvil, Karolina Jugore, në SHBA, më 29 tetor të vitit 1911.

1919. – Trupat qeveritare meksikane zunë në pritë dhe vranë udhëheqësin revolucionar, Emiliano Zapata.

1921. – Sun Jat Seni u zgjodh president i Kinës.

1922. – U hap Konferenca e Gjenovës për të diskutuar rindërtimin e Europës pas Luftës së Parë Botërore.

1932. – Lindi në Egjipt si Majkëll Shalhub, aktori Omar Sharif. Ka interpretuar në role kryesore në filmat, “Lorenci i Arabisë” dhe “Doktor Zhivago”.

1938. – Në një referendum, 99.75 përqind e austriakëve votuan për t’u bashkuar me Gjermaninë.

1953. – Suedezi Dag Hamarskjold u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara me një mandat pesëvjeçar. Po në të njëjtën datë, por të vitit 1958 ai filloi mandatin e dytë.

1954. – Vdiq pionieri i filmave francezë, drejtori August Lymier. Ai së bashku me vëllanë e tij, Luis Zhan, ka bërë shumë shpikje në historinë e kinemasë, duke përfshirë filmat e parë me lëvizje.

1962. – Vdiq drejtori i filmave Majkëll Kurtiz. I lindur në Hungari si Mihali Kurtesh, ai ka fituar një Oskar për filmin “Kasablanka”.

1963. – Nëndetësja amerikane “Thresher” u fundos pranë “Cape Cod” në Atlantik, duke shkaktuar 129 të vdekur.

1972. – Irani jugor u godit nga një tërmet, i cili shkaktoi mëse pesë mijë të vrarë.

1972. – Më se 50 vende nënshkruan një traktat mbi ndalimin e grumbullimit të armëve biologjike.

1973. – Në Zvicër, 108 vetë gjetën vdekjen kur një aeroplan u rrëzua ndërsa po përpiqej të ulej në Bazel.

1980. – Spanja dhe Britania ranë dakord të rihapin kufirin midis Gjibraltarit dhe Spanjës, të mbyllur në vitin 1969.

1993. – U vra udhëheqësi i Partisë Komuniste të Afrikës së Jugut, Kris Hani.

1998. – Palët politike veriirlandeze nënshkruan projektin e shumëpritur të paqes pas afro 30 vjet dhune në Irlandën e Veriut.

2000. – Irani nënshkroi një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me shtetin e Gjirit Arab të Omanit. Sipas Agjencisë së lajmeve të Emirateve të Bashkuara, pakti ishte i pari i këtij lloji midis Iranit dhe një anëtari të Këshillit të Bashkëpunimit të gjirit.

2001. – Dhoma e Lartë e Parlamentit holandez miraton ligjin për eutanazinë, duke bërë që Holanda të jetë i pari dhe i vetmi vend në botë që lejon këtë lloj vrasjeje.

2006. – Vdiq regjisori dhe shkrimtari suedez Vilgot Sjoman.

2010. – Në afërsi të Smolenskut u rrëzua aeroplani i presidentit polak “Tupoljev” 154. Në fatkeqësinë e humbën jetën presidenti polak Leh Kaçinski dhe 95 udhëtarët, në mesin e të cilëve edhe një numër i madh i përfaqësuesve qeveritar polakë.

Burimi: MIA 
Tags: Në ditën e sotme
Next Post
Kuvendi në mungesë të kuorumit zgjodhi tre nënkryetarë

Ligjet reformuese para deputetëve

Seanca të disa komisioneve kuvendore

Seanca të disa komisioneve kuvendore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom