• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në incidentin në Reçicë të Vogël është vrarë një anëtar i BDI-së, janë arrestuar katër persona

April 6, 2018
in LAJME
Në incidentin në Reçicë të Vogël është vrarë një anëtar i BDI-së, janë arrestuar katër persona
Share on FacebookShare on Twitter

Në incidentin e armatosur që ka ndodhur dje në fshatin Reçicë e Vogël është vrarë Neip Rexhepi i degës së BDI-së Kumanovë, ndërsa deri më tani janë arrestuar katër persona, të cilët kanë marrë pjesë në këmbimzjarrin.

Mes personave të lënduar, sipas dëshmitarëve okularë është edhe vëllai i Neipit, Sabri Rexhepi, i cili ka marrë lëndime të lehta në këmbë.

Prokuroria themelore publike Tetovë mbrëmë kumtoi se në Reçicë të Vigël, në këmbimzjarrin mes dy grupeve e ka humbur jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë lënduar. Shkaqet për këmbimzjarrin e shkaktuar momentalisht nuk dihen dhe pritet zbardhje e tyre.

Nga SPB Tetovë për MIA-n deklaruan se gjatë natës janë arrestuar edhe dy persona, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që ka marrë pjesë në këmbimzjarr.

Nga Spitali klinik është njoftuar se tek ata janë dërguar dy persona me plagë, njëri nga të cilët ka vdekur.

MPB-ja pritet që sot në konferencë shtypu të kumtojë më tepër detaje lidhur me incidentin në Reçicë të Vogël, Tetovë.

Incidenti, siç konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja, ka ndodhur në afërsi të “Shpar market” në Reçicë të Vogël. Këmbimzjarri ka filluar rreth orës 18:20 minuta kur një veturë Audi me targa të Kumanovës i ka dalë në rrugë një automjeti tjetër, pas së cilës dy persona nga automjeti i parë kanë filluar një zënkë verbale dhe ka ardhur deri te të shtënat.


Burimi: MIA

Tags: BDIReçicë të Vogël
Next Post
Turqia i ka bërë thirrje Francës që të zgjedh mes saj dhe milicisë kurde

Turqia i ka bërë thirrje Francës që të zgjedh mes saj dhe milicisë kurde

Konferenca e shtatëvjetore hulumtuese e BPRM-së

Konferenca e shtatëvjetore hulumtuese e BPRM-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom