Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp do të miratojë shitje të artilerisë Arabisë Saudite në vlerë prej 1,3 miliardë dollarë.
Departamenti i Shtetit kumtoi se administrata e ka porositur Kongresin që të planifikojë ta aprovojë shitjen, ndërsa kongresmenët do të kenë 30 ditë të veprojnë nëse dëshirojnë ta ndalojnë shitjen.
Shitja përfshin 180 haubikë “Papadin” me kalibër prej 155 milimetrave.
Shitja e këtyre haubikëve nuk do ta ndryshojë barazpeshën ushtarake të Lindjes së Afërt, theksoi Pentagon.
SHBA-ja deri më tani ka nënshkruar kontrata për shitje të armëve Arabisë Saudite në vlerë prej rreth 2,3 miliardë dollarë, pasi që princi Muhamed bin Salman arriti në Amerikë muajin e kaluar.
Burimi: MIA