• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në ditën e sotme

April 6, 2018
in LAJME
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

885. – Vdiq iluministi slloven Metodi, vëllai i Cirilit, me të cilin e formoi abetaren e parë sllovene. 

1483. – Lindi si Rafaelo Sancio, piktori Italian Rafael. Mjeshtër i stilit të Rilindjes, ai ka dekoruar një pjesë të madhe të dhomës së Papës në Vatikan, Stanza della Segnatura. Ai vdiq në vitin 1520.

1528. – Vdiq piktori gjerman Alberht Direr, njëri ndër mjeshtrit më të mëdhenj të renesancës. Pikturonte natyrë, ndërsa punonte edhe akuarele.

1789. – Xhorxh Uashingtoni u zgjodh presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara. Ai ishte presidenti i vetëm që u zgjodh njëzëri.

1793. – Revolucionaret francezë të udhëhequr nga Zhorzh Zhak Dantoni krijuan një Komitet të Sigurimit Publik.

1909. – Komandanti i marinës amerikane, Robert Piri, arriti në Polin e Veriut në krye të një ekspeditë.

1917. – Në Luftën e Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë.

1929. – Lindi në Berlin dirigjenti, pianisti dhe kompozitori amerikan Andre Previn. I njohur për dirigjimin e muzikës klasike, sidomos të Shostakovicit, ai ka dirigjuar gjithashtu dhe ka kompozuar muzikë për filma, veçanërisht për “Xhoxhin” dhe “Porgi dhe Bes”.

1941. – Në Luftën e Dytë Botërore, Gjermania sulmoi Greqinë dhe Jugosllavinë dhe bombardoi Beogradin.

1942. – Japonia bombardoi Indinë për herë të parë dhe sulmoi portin e Madrasit.

1971. – Vdiq në Nju Jork kompozitori me origjinë ruse, Igor Stravinski. Ai ishte një nga figurat më të shquara muzikore dhe i njohur për baletet e tij “Riti i pranverës” dhe “Petrushka”.

1992. – Komuniteti Europian njohu Bosnjë – Hercegovinën si shtet të pavarur, gjë që çoi në shpërthimin e luftës mes qeverisë boshnjake dhe serbeve lokale, të cilët rrethuan kryeqytetin Sarajevë.

2000. – Ish kryeministri pakistanez, Navaz Sharif dënohet me burg të përjetshëm.

2000. – Vdiq ish presidenti i Tunizisë Habib Ben Ali Burgiba, udhëheqës në luftën për pavarësi.

2005. – Në moshën 81 vjeçare vdiq princi i Monakos Renie i Tretë. Ai sundoi me Monakon nga viti 1949 dhe ishte lider evropian i cili kohë më të gjatë mbeti në fron. Pasardhësi i tij është princi Albert. Renie i Tretë ishte i martuar me divën holivudiane Grejs Keli.

2007. – Vdiq regjisori italian Luixhi Komençini, themelues i Kinotekës italiane. Karrierën e filloi si kritik filmi, ndërsa debutoi me filmin dokumentar “Fëmijët në qytet” (viti 1946). Filmat: “Përjetimet e Pinokios”, “Bukë, dashuri dhe fantazi”.


Burimi: MIA

Tags: 6 prillNë ditën e sotme
Next Post
Dalje e mundshme nga shtrati i lumit Lepenec

Dalje e mundshme nga shtrati i lumit Lepenec

SHBA-ja i shet artileri Arabisë Saudite në vlerë prej 1,3 miliardë dollarë

SHBA-ja i shet artileri Arabisë Saudite në vlerë prej 1,3 miliardë dollarë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom