Informatat në mediat greke për takim të ri të shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias më 12 prill, i konfirmon lideri i partisë Potami i cili dje mbajti takim me shefin e diplomacisë greke.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, Stavros Teodorakis në intervistë për televizionin shtetëror TV ERT, duke iu referuar asaj që e ka dëgjuar nga Nikos Koxias, tha se të enjten e ardhshme do të ketë takim të ri, ndërsa në qoftë është gjithçka në rregull, atëherë rasti do të kalojë në duart e dy kryeministrave.
“Kam thënë se, që prilli është shumë e sigurt që ta japë zgjidhjen. Në datën 12 të këtij muaji, siç më njoftoi zotëri Koxiasi do ta ketë takimin e rëndësishëm të radhës me ministrin e Punëve të Jashtme të IRJM-së dhe nëse kalon mirë ky takim, kuptoj se rasti do të kalojë në duart e dy kryeministrave”, thotë lideri i partisë Potami, në intervistë për televizionin shtetëror TV ERT.
Lidhur me pozicionet e partisë në bisedimet për emrin, Teodorakis edhe një herë përsëriti se Potami angazhohet për zgjidhje e cila paralelisht do të sjellë edhe obligime juridike për largim të irredentizmit.
“Ne duam zgjidhje për emrin dhe njëkohësisht obligime konkrete juridike për lirim të fqinjëve nga dispozita dhe qëndrime irredentiste dhe në Kushtetutë dhe libra, sepse është e rëndësishme se si edukohen fëmijët. Këtë ia thashë Koxiasit”, tha Teodorakis.
Burimi: MIA