Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë prej dje filluan ta informojnë udhëheqësinë shtetërore dhe liderët partiakë në vendet e tyre për rezultatin nga takimi, të cilin të premten në Vjenë e realizuan ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e emrit, Methju Nimic.
Dimitrov serinë e brifingjeve, siç njoftoi MIA, e filloi me takimin me kryeministrin, Zoran Zaev.
Takimi ishte i pari nga takimet e ndara të paralajmëruara të Dimitrovit me përfaqësues të kreut shtetëror dhe liderët e partive politike për bisedimet për emrin.
“I di të gjitha detajet dhe më vjen mirë që mund të konfirmoj se ka hap pozitiv në bisedimet. Nëse dikush më pyet se a jam më shumë ose më pak optimist dhe pozitiv, unë më shumë jam pozitiv dhe optimist më i madh pas këtij takimi të cilin Dimitrov e realizoi me Koxiasin në Vjenë nën udhëheqjen e ndërmjetësuesit Methju Nimic”, deklaroi dje Zaev.
Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov javën e kaluar paralajmëroi se pas negociatave për emrin në Vjenë do të mbahet takim i udhëheqjes shtetërore dhe liderëve të partive më të mëdha politike.
Zaev dje sqaroi se ftesa për takim liderësh është dërguar gjatë javës së kaluar me qëllim që secili nga pjesëmarrësit të mund t’i harmonizojë obligimet.
“Por me siguri edhe për shkak të agjendave të tjera të një pjese të pjesëmarrësve, para se të gjithash, nga opozita u kërkua që ky progres në bisedimet të ndahet në takime bilaterale”, tha Zaev.
Ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja dje kumtuan se nuk kanë marrë ftesë zyrtare për takim të liderit të partisë Hristijan Miskovski me Dimitrovin. Konfirmim për takim nuk kishin as nga Kabineti i kryetarit, Gjorgje Ivanov.
Kryeministri paralajmëroi se ekziston mundësi pas festës së Pashkëve, më 10 prill për shembull të mbahet takim liderësh, si dhënie të orientimeve dhe mendimeve para raundit të ardhshëm të negociatave që pritet pas festave të Pashkëve.
Më 27 janar të këtij viti në Klubin e deputetëve u mbajt takimi i vetëm koordinativ i kreut shtetëror dhe politik në lidhje me negociatat për emrin, ku morën pjesë presidenti Gjorgje Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Koxias në Greqi gjithashtu i informoi liderët e partive politike për bisedimet në Vjenë.
Pothuajse dy orë zgjati takimi i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Greqisë Dimitris Kucubas me shefin e diplomacisë greke Koxias, me të cilin filloi seria e takimeve.
Për sot janë paraparë bisedime me udhëheqësen e PASOK-ut dhe Lëvizjen për ndryshime, Fofi Genimata dhe kryetarin e Lidhjes së Centralistëve, Vailis Levendis.
Partia më e madhe opozitare Demokracia e Re do të mbetet e fundit për informim, pasi lideri i Kirjakos Micotakis refuzoi të pranoj Koxias dhe kërkoi të informohet personalisht nga kryeministri, ndërsa shefi i diplomacisë greke do të takohet me përgjegjësin për politikë të jashtme të partisë, Jorgos Kumucakos.
Ndërsa Kumucakos, dje në intervistë për gazetën greke “Elefteros tipos” deklaroi se në bisedimet vetëm konfirmohet ngërçi politik.
“Nga ajo që mund të dimë, duket se ka komplikim serioz. Në thelb, vizita e Koxias në shtetin fqinj, filloi dhe përfundoi me aterimin në aeroportin e Shkupit. Përveç asaj, deklarata e keqe dhe sipërfaqësore publike e kryeministrit nga Brukseli për emër konkret, e ‘ka përmbyllur’ ngërçin politik që u shfaq gjatë vizitës së Koxiasit”, thotë Kumucakos.
Burimi: MIA