• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Në ditën e sotme

April 3, 2018
in LAJME
Në ditën e sotme
Share on FacebookShare on Twitter

1789. – Udhëheqësi i njohur ushtarak Xhorxh Uashongton dha betim dhe kështu u bë presidenti i parë i SHBA-së, shteti i ri i kontinentit amerikanoverior.

1881. – Lindi Alcide de Gasperi. Ai u bë kryeministër i Italisë në vitin 1945 dhe udhëhoqi vendin në rindërtimin e suksesshëm të pasluftës.

1897. – Vdiq kompozitori dhe pianisti gjerman Johanes Brams. Ai ka shkruar katër simfoni, koncerte për piano dhe violinë, si dhe vepra me muzikë dhome shumë të vlerësuara.

1922. – Komiteti i ri Qëndror i Rusisë emëroi Josif Stalinin, Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Komuniste.

1924. – Lindi aktori amerikan i filmave, Marlon Brando, i cili njihet për stilin e tij të aktrimit. Filmat e tij më të suksesshëm, për të cilat ka fituar edhe çmimin ‘Oscar’ janë: “On the Waterfront” dhe “Godfather”.

1930. – Lindi politikani dhe burri i shtetit gjerman, Helmut Kol. Ai u bë kancelar i Gjermanisë në vitin 1982 për një periudhë rekord prej 16 vjetësh, derisa u mund nga Gerhard Shreder në zgjedhjet e vitit 1998.

1937. – Albanologu Henri Shatz, profesor i Universitetit të Insbruck në Austri, bëri një vizitë tre ditore në malësitë e veriut të Shqipërisë e më pas botoi librin “Një udhëtim në malet e Shqipërisë së veriut”.

1948. – Presidenti amerikan, Truman, nënshkroi Planin Marshall, i cili caktoi 6 miliard dollarë ndihmë ekonomike amerikane për përtej detit.

1949. – Transjordania përfundoi një armëpushim me shtetin e ri të Izraelit.

1982. – Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi 10-1 në favor të rezolutës 502 që kërkonte tërheqjen e forcave argjentinase nga ishujt Folklend.

1991. – Vdiq në Zvicër në moshën 86 vjeçare shkrimtari britanik Gream Grin.

1991. – Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë për armëpushimin në Gji, e cila e zhvishte Irakun nga armët e shkatërrimit në masë dhe një pjesë e të ardhurave të tij nga nafta për të paguar dëmet e shkaktuara nga lufta dhe hapte rrugën për tërheqjen e trupave amerikane.

1998. – Statuja e Lirisë së urës Grenelle në Paris u vendos mbi piedestalin e saj përpara Gjirit të Tokios. Statuja, e çmontuar me kujdes, ishte transportuar me anije nga Franca.

1999. – Raketat e NATO-s shpërthyen në qendër të Beogradit në sulmin e parë ajror kundër kryeqytetit jugosllav që prej Luftës së Dytë Botërore.

1999. – Kryeministri britanik Toni Bler dhe presidenti amerikan Bill Klinton ranë dakord se sulmi i NATO-s me raketa kruiz kundër qendres së Beogradit ishte një mesazh i fuqishëm dërguar presidentit jugosllav Milosheviq.

2001. – Polonia nënshkroi në Strasburg Konventën civile të Këshillit të Europës mbi korrupsionin. Kjo konventë, e hapur për vendet anëtare të Këshillit të Europës dhe vendet joanëtare, që kanë marrë pjesë në hartimin e saj në nëntor të vitit 1999, përcakton rregullat e përbashkëta në nivel ndërkombëtar në fushën e të drejtës civile dhe të korrupsionit.

2008 – Tribunali i Hagës e liroi nga aktakuza për krime kundër njerëzimit dhe shkeljes së ligjeve në luftë Ramush Haradinajn, një prej komandantëve të UÇK-së. Këshilli gjyqësor vlerësoi se Haradinaj nuk është fajtor për asnjë pikë të aktakuzës.

2011. – Në Tiranë vdiq haxhi Dede Reshat Bardhi, njeriu i parë i bashkësisë bektashiane të Shqipërisë dhe keyetar i bashkësisë bekteshiane botërore. Lindi në fshatin Lusën të Kukësit më 4 mars të vitit 1935.


Burimi: MIA

Tags: 3 PRILLNë ditën e sotme
Next Post
Seanca e Kuvendit për Ligjin për gjuhët ricaktohet për ora 15:00

Seancë e dy komisioneve kuvendore

Memeti: Përforcimi i institucionit Avokati i Popullit vetëm në letër

Memeti: Përforcimi i institucionit Avokati i Popullit vetëm në letër

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom