“Nuk do të flas nga pozita e politikanit, por nga aspekti i qytetarit. Kam qenë në pozitë të drejtave të mia të shkelura shumë herë, veçanërisht në 12-13 vitet e kaluara në Republikën e Maqedonisë. Sot jam në pozitë, që eventualisht dhe të shkeli ndonjë të drejtë qytetare. Besoni se kur të bëhet analizë, kufiri është shumë i vogël mes këtyre dy gjërave. Kjo fillimisht bazohet në mentalitetin të cilin si individë secili nga ne e mban”, deklaroi kryetari i komunës Kumanovë, Maksim Dimitrievski në konferencën e Civilit “Karta Qytetare – kornizë globale për pjesëmarrje qytetare”.
Kryetari i Kumanovës e mbështeti Kartën Qyteatre në pjesën e plotësimit të të drejtave qytetare duke vlerësuar se pushteti lokal e shumë i rëndësishëm në realizimin e pikërisht këtij segmenti, gjegjësisht, dhënien e pushtetit qytetarëve.
Dimitrievski, gjithashtu, theksoi se që të luftoni për të drejtat e qytetarëve dihet edhe vetë të jeni të motivuar t’i kërkoni ato.
“Më ndodh që si kryetar të vjen ndonjë qytetar dhe të thotë “unë e kërkoj këtë dhe këtë të drejtë, por ju ta kërkoni në emrin tim. Unë nuk dua të deklarohem, shoqëria ynë ende është e infektuar dhe nuk ndjej se mund t’i realizoj të drejtat e mia. Kjo qasje është e gabuar. Apeloj deri te të gjithë ju që vini nga sektori qeveritar, e në veçanti nga ai joqeveritar, t’i motivojmë të gjithë qytetarët t’i kërkojnë fillimisht të drejtat e tyre personale, sepse askush nuk mund të luftojë për të drejtat tona nëse nisma nuk vjen nga vetë ne”, theksoi Dimitrievski.
Ai gjithashtu theksoi se, për fat të keq, grupet e margjinalizuara në Maqedoni, ende nuk munden t’i realizojnë të drejtat themelore qytetare, ndërsa personat me aftësi të kufizuara janë të lënë në skajet e shoqërisë.
“Kjo Kartë Qytetare do të japë kontribut të madh për zhvillimin e shoqërisë tonë, sepse ne si shtet jemi unikë në shumë pjesë, veçanërisht në pjesën e kuptimit të ndërsjellë. Për fat të keq, përvojat tregojnë se në këtë vend shumë herë ka keqpërdorime nga individë të cilët të drejtat e përgjithshme i kanë marrë për vete dhe e kanë marrë rolin e vendimmarrësve në emër të të gjithë neve, duke i shkelur ligjet”, tha Dimtirievski.
Maksim Dimitrievski është kryetari i parë në Maqedoni, edhe më gjerë i cili e nënshkruajti peticionin ndërkombëtar për mbështetjen e Kartës Qytetare.
Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Ermin Klimenta
Përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri
“Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është pilot projekt përmes të cilit Civili do të vazhdojë me promovimin e Kartës Qytetare në një mënyrë të ndryshme. Qëllimi i këtij projekti është që palët e prekura në shoqërinë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, mediat, biznes komunitetet dhe partitë politike të njihen me Kartën Qytetare dhe të diskutojnë për miratimin dhe shfrytëzimin e këtij dokumenti, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet.
Projekti “Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare për shoqëri qytetare.