Pesimizëm në raport të mundësisë për zgjidhje të kontestit të emrit shprehu ish-shefja e diplomacisë greke, ndërsa tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakojani.
Në intervistë për radion “Tema” ajo e komenton edhe deklaratën e sotme të liderit të Grekëve të Pavarur.
“Kamenos nuk do të bëjë asgjë. Ai është i ngjitur për kolltukun, as në ëndërr nuk mundej ta shihte se do të vinte dikush ta bëjë ministër të Mbrojtjes. Shumë të rënda më duken punët për zgjidhje, nuk e kam ndjenjën se po shkojmë drejt marrëveshjes”, thotë Bakojani.
Këto pozita të saj, “se është e bllokuar puna dhe është shumë rëndë të ekzistojë marrëveshje”, i mbështet me qëndrimin se Qeveria greke gabimisht i ka udhëhequr negociatat nga vetë fillimi në raport të esencës.
“Kur themi një erga omnes emër mendojmë në emër që do të jetë për të gjithë edhe brenda edhe jashtë edhe në aspekt bilateral dhe multilateral etj. Vetëm ashtu mund të zgjidhet problemi. Ta ndërrojmë FYROM përkatësisht Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ta quajmë më ndryshe, ndërsa ai emër të përdoret siç përdoret edhe FYROM, ajo nuk është zgjidhje. Nuk ndalet irredentizmi. Erga omnes ka peshë të veçantë, e ka peshën më të madhe nga të tjerat. Kur këtë çështje me Kushtetutën e fut 2,5 muaj pas fillimit të negociatave, diçka nuk është në rregull”, sqaron deputetja e partisë opozitare greke Demokracia e Re.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Bakojani thotë se më e keqja në tërë rastin është ajo që “në këtë moment punohet në ditën e ardhshme, përkatësisht në atë që quhet “blame game”- e cila do ta paguajë mossuksesin e negociatave”. Ajo situatën e tanishme e krahason me atë prej para 10 viteve në samitin e NATO-s kur pikërisht ajo ishte ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë. Thotë se atëherë vendi ka arritur të ketë shtatë kryeministra të palës greke, ndërsa mossuksesi të mos jetë në barë të Athinës.
“Sot nuk jam aspak e sigurtë se cili do të jetë rezultati dhe kush do ta paguajë fiaskon në negociatat”, shton Bakojani në intervistë për radion, transmetoi MIA.
Në pyetjen për inkuadrimin eventual të vendit tonë nën referencë të përkohshme, ish-shefja e diplomacisë greke thotë se pikërisht për atë ka qenë presioni në vitin 2008, përderisa ndodh ajo tani, atëherë Greqia nuk do të ketë kurrfarë vegle për presion ndaj Shkupit”.
Burimi: MIA