CIVIL Media bisedoi me Abedin Bilallin, gazetar nga Gostivari, për lirinë e shprehjes dhe liritë e mediave.
Çka paraqesin për ju liritë e mediave dhe liria e shprehjes?
Do të filloj nga liria e të shprehurit. Më liri se kjo që kam përball meje një kolege e cila më interviston në gjuhën maqedonase ndërsa unë i përgjigjem në gjuhën shqipe nuk ka se ku shkon. Liria e të shprehurit gjithsesi që paraqet një nga vlerat më themelore dhe më demokratike të botës edhe në vendin tonë për atë demokraci do të thoja për të cilën deri dje disi kemi luftuar për ta pasur, gjithsesi deri në atë nivel që nuk kërcënojmë apo nuk rrezikojmë sigurinë e dikujt tjetër. Liri në besim, liri në të shprehurit, në të shkruarit fjalën që dëshiron ta thuash, publikime që bëjmë sepse jemi të këtij profesioni që çdo ditë plasojmë informacione shpërndajmë informacione, gjithsesi duke mos mbajtur anë do të them, në qoftë se flasim për vendin tonë një shtet multietnik duke mos u bazuar të kërcënojmë sigurinë apo të themi që nuk më pëlqen ky besim apo ky nacionalitet, të gjitha këto përbëjnë lirinë e të shprehurit. Megjithatë në qoftë se deri dje kemi menduar që liria e të shprehurit në vendin tonë ka qenë disi e kërcënuar e censuruar, sot janë bërë hapa pozitive në këtë drejtim, por akoma ka punë dhe vend për tu bërë, pa aktivizëm pa ngritjen e zërit nga ne si qytetarë fillimisht jo vetëm si gazetarë do të thoja, jo vetëm media që duhet ngrit zërin edhe nga ndërgjegjja e brendshme e qytetarëve për të protestuar rreth asaj që shohin që në shoqërinë e tyre nuk ndodh ashtu siç kërkon realiteti, besoj që liria e të shprehurit do të kishte qenë e pakët. Megjithatë sot kemi anën pozitive tek ne ndodhin të ndryshme shohim që edhe aktivizmi apo shoqëria civile është më aktive se në të kaluarën. Megjithatë liria e të shprehurit në media do të thoja që akoma është disi jo në atë nivel që fillimisht unë si profesionist si gazetar e shoh, por mendoj dhe të gjithë kolegët e mi ndajnë po të njejtin mendim, por derisa e shohim gazetarë të cilët kërcënohen, shantazhohen edhe sulmohen nuk them që nuk kemi në Maqedoni gazetarë të guximshëm, do të thoja të gjithë jemi të guximshëm përderisa jemi futur këtij profesioni por ama përderisa legjislacioni në vendin tonë apo sistemi i drejtësisë nuk funksionon gazetarët disi në ndonjë formë janë të obliguar të heqin dorë nga ajo që e shohin që duan ta bëjnë që duan ta plasojnë si informacion ta këmbejnë me qytetarët me opinionin sepse fundja për ata ekzistojnë. Por megjithatë do të thoja nuk do zmbrapset asgjë nga ky profesion dhe për tu shprehur lirë në media, dhe në qoftë se mendon se e mban anën pozitive i përmbahesh vlerave dhe etikës së profesionit, gjithsesi liria në media për mua është, kur të punosh pa ndërhyrje në atë çfarë dëshiron ta këmbesh si informacion ta kërkosh apo ta marrësh dhe gjithsesi të ketë përplasje mendimesh pastaj në shoqëri për të ndikuar rreth opinionit tek qytetarët sepse në qoftë se neve nuk e ngrisim zërin për të keqen të paktën mundemi ta parandalojmë të keqen.
Vallë deri tani si gazetar jeni ballafaquar me presione nga qendrat politike dhe afariste të fuqisë dhe si ballafaqoheni me të njëjtat?
Nuk do të thoja që ka pasur kërcënime të nivelit që do më frikësonin shumë por ama kërcënime sigurisht qe kemi pasur, gazetarët të cilët në një far forme nuk arrijnë këtu te ne të ndikojnë në diskursin politik, ndjehet kjo që ndodh, megjithatë në momentin që i prek politikanët ose të pushtetshmit në tel, ka kërcënime. Personalisht flas ka pasur kërcënime për gjëra të cilat të gjithë i kemi parë në këtë qytet, konkretisht në qytetin e Gostivarit që ndodhin, por ama dikujt nuk i ka pëlqyer që pastaj ta plason atë si kronik televizive ose një shkrim gazetaresk që e ke publikuar ndokund. Kërcënime në telefon apo dhe drejt për drejtë kur jemi ballafaquar sepse kaq është Gostivari, shihemi shpesh me njëri tjetrin, dhe në këto momente dukej që ata të themi, më mirë jo kërcënim, por një paralajmërim, “mos bëj prap sepse kjo nuk është mirë”. Megjithatë ajo që më pyete si nën pyetje si jam ballafaquar unë. Nisem nga ajo, dhe gjithmonë inkurajoj veten, të jesh i kërcënuar, në botë gazetarët që janë të kërcënuar të gjithë, por ama tek ne disi më duket sikurse edhe vetë gazetarët disa nga profesioni jonë sikur u vardisen atyre të pushtetshmëve dhe pastaj ne biem në sy që jemi tradhtarët apo ata të cilët thonë të kundërtën. Inkurajoj veten por edhe kolegët e mi por sidomos profesionistët e ri të cilët do të fillojnë në këtë profesion të mos bien në grackë të pushtetit, ata mund të të hakmerren njëherë, pushteti i atyre është i limituar, ja tek ne ndodh katër vite të jenë. Publiku është gjatë gjithë jetës, ti je me publikun në qoftë se ke arritur qëllimin final publiku të ndjehet i kënaqur me atë që ke bërë për ata, nuk është i zhgënjyer nga ju, nuk ke pse të ndjehesh i kërcënuar, dhe në qoftë se i ke finalen ata që edhe ata të mbeten të kënaqur, kjo është ballafaqimi më i drejtë.
Cilat janë rekomandimet tuaja në kontekst të përmirësimit të gjendjes me mediat por dhe lirisë së mediave në përgjithësi?
Nuk e di në qoftë se duket që në Maqedoni që s’ka liri të medias unë do të thoja deri diku kemi bërë hapa pozitive kemi liri të medias, megjithatë duhet një ndërgjegjësim edhe nga vetë drejtuesit e mediave që mos bien ndesh me atë që ndodh dhe përkon me realitetin, ndërsa nga ana tjetër i fshehim gjërat reale që ndodhin në shoqëri sepse kjo kërkon biznesi politika, gjëra të ngjashme. Mendoj që një media e lirë do të kishte qenë vetëm në atë moment kur tek ne përfundimisht nuk do të presim që nga politika të financohen mediat. Kjo ndoshta ka qenë barra më e rëndë deri dje, sot gjërat kanë ndryshuar por gjithsesi që apeli im është, leni rehat gazetarët, nuk na thonë që edhe ne jemi të pushtetshëm, dhe në qoftë se ata mendojnë se kanë pushtet, dijeni që edhe gazetarët e kanë pushtetin e tyre, në qoftë se neve nuk na leni rahat, ndoshta mua jo, ndoshta edhe një koleg tjetër timin, por ne jemi me qindra këtu edhe ne nuk do të ju lejmë juve rehat.
Maja Ivanovska
përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri
kamera: Atanas Petrovski
fotografi: Vullnet Mahmuti
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit për grante të vogla “ Mbrojtja e lirisë së mediave dhe liria e shprehjes në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Shoqata e gazetarëve Kroatë, si pjesë e projektit rajonal “Platforma rajonale e Ballkanit perëndimor për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve”, i zbatuar përmes partneritetit të gjashtë shoqatave të gazetarëve të pavarur të Serbisë, Shoqata e gazetarëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Shoqata e gazetarëve të Kroacisë, Shoqata e gazetarëve të Kosovës, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, dhe Sindikata e mediave të Malit të Zi.