Pasi që rrjeti social Fejsbuk dje publikoi kërkim ndjese në gazetat amerikane dhe britanike për shkak të skandalit me firmën konsulente britanike “Kembrixh Analitika” në ueb faqen “Ars Teknika” informojnë se shfrytëzuesit kanë verifikuar cilat të dhëna ndërmerren për ata nga ana e Fejsbukut dhe kanë vërtetuar se emrat dhe kontaktet, numrat e telefonave dhe SMS mesazhet janë grumbulluar gjatë dy apo më shumë viteve nga pajisjes me Android.
Fejsbuk deklaroi se informacionet ruhen në serverë të sigurt dhe se të dhënat janë marrë me lejen e shfrytëzuesve, të cilët janë dakorduar që të ketë qasje deri te të dhënat.
Zëdhënësja e Fejsbukut deklaroi se informacionet nuk ndahen me miq ose me aplikantë të jashtëm dhe shfrytëzohen me qëllim që të përmirësohet komunikimi i njerëzve në Fejsbuk.
Rrjeti social kumtoi se asnjëherë nuk i shet informacionet dhe nuk e ruan përmbajtjen e SMS mesazheve ose bisedimeve.
Por, zëdhënësja nuk u përgjigj në pyetjen pse nevojitet të grumbullohen të dhënat për kontaktet e telefonit dhe SMS mesazhet.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.