• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Dita Botërore e Ujit 2018 – Përgjigja është në natyrë

March 23, 2018
in LAJME
Dita Botërore e Ujit 2018 – Përgjigja është në natyrë
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi njëqind vizitorë mbrëmë morën pjesë në tuitap ngjarjen unike në Shkup, qëllimi i së cilës është ta ngrit vetëdijen publike për rëndësinë e ujërave dhe rëndësinë nga miratimi i zgjidhjeve të bazuara në proceset natyrore në tejkalimin e sfidave lidhur me menaxhimin e ujërave.

Në ngjarjen #EduaPrespën të organizuar nga UNDP, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Ambasada holandeze, u shfaq film i shpërblyer dokumentar “Liqeni prej molle”, që tregon një shembull shumë të suksesshëm të menaxhimit me ujërat përmes zbatimit të zgjidhjeve të bazuara në natyrë, që mund të zbatohet edhe në shumë vende të tjera, kumtoi zyra e UNDP-së në Shkup.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton e theksoi rëndësinë e zgjidhjes bazuar në proceset natyrore.

“Prespa na tregoi se zgjidhjet e bazuara në natyrë kanë potencial t’i zgjidhin shumë prej sfidave. Është e nevojshme të zbatojmë infrastrukturë të gjelbër gjithkund ku kjo është e mundur. Pyllëzimin, lidhjen e lumenjve me rrafshinat dhe ristaurimin e sistemeve tokësore  – e gjithë kjo do të ndihmojë të balancohet cikli i ujit dhe të përmirësohet shëndeti i njerëzve, njëkohësisht duke i mbrojtur mjediset jetësore”, tha Vinton.

Ambasadorja zvicerane Sibel Suter Tehada tha se “të punohet me natyrën, në vend se kundër saj, hap mundësi për ekonomi më efikase, më konkurruese dhe më të gjelbër”.

Ambasadori holandez, Vauter Plomp në deklaratën e tij në ngjarje e theksoi rëndësinë e madhe të ujit dhe nevojën të mbrohet ky resurs i vlefshëm.

Edhe tema globale në Ditën Botërore të Ujit sivjet është “Përgjigja është në natyrë”, që e vendos përqendrimin në nivel botëror pikërisht në gjetjen e mënyrës të ruhet natyra në tejkalimin sidave aktuale në shekullin 21.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

 

Tags: DITA BOTËRORE E UJITPLOMPShkupUNDPVINTON
Next Post
Zaevi në BQ të LSDM-së e konfirmoi rekonstruimin e Qeverisë, por pa hollësi për ministritë

Zaevi në BQ të LSDM-së e konfirmoi rekonstruimin e Qeverisë, por pa hollësi për ministritë

Debat publik për rifillimin e Produksionit muzikor të RTVM-së

Debat publik për rifillimin e Produksionit muzikor të RTVM-së

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom