• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Iljazi: Nuk ka media të lira pa shoqëri të lirë

March 22, 2018
in BALLINA
Iljazi: Nuk ka media të lira pa shoqëri të lirë
Share on FacebookShare on Twitter

Besim Iljazi, gazetar dhe drejtor i lajmeve në TV Art nga Tetova, flet për lirinë e shprehjes, liritë e mediave dhe për presionet me të cilat përballen gazetarët sot.

CIVIL Media: Çfarë paraqesin për ju liria e shprehjes dhe liritë e mediave?

Iljazi: Dy kategoritë varen nga kushtet shoqërore. Nuk mund të keni liri të shprehjes ose media të lira pa kushte përkatëse. Pa shoqëri të lirë nuk mund të kemi media të lira. Dy kategoritë janë të lidhura mes vete.

CIVIL Media: Në cilën mënyrë ju si gazetar  kontribuoni ose mund të kontribuoni në luftën për lirinë e shprehjes dhe lirive të mediave?

Iljazi: Ne nuk kemi shkop magjik. Siç thashë, liria e mediave varet nga kushtet shoqërore në të cilat veprojmë si media, gazetarë dhe në fund si shoqëri. Nuk mund të kemi media të lira  pa shoqëri të lirë e cila nuk ka paragjykime, shoqëri e cila është e hapur me të  gjitha kapacitetet demokratike që i kanë vendet e perëndimit. Nuk është e rastit që ata kanë media më të lira dhe shoqëri më të lirë dhe liri të shprehjes.

CIVIL Media: A jeni ballafaquar deri tani me presione nga qendrat politike dhe të biznesit dhe si i trajtoni ato?

Iljazi: Presione në kuptim klasik, siç kishim më herët, në fillim të viteve 90, ose në sistemin e kaluar, nuk ka. Mirëpo ekziston një mënyrë e sofistikuar e presionit. Ekziston një formë  shijeve të cilave u nënshtrohen mediat, pavarësisht nëse bëhet fjalë për interes politik ose biznesi. Për fat të keq.

CIVIL Media: Cilat janë rekomandimet tuaja në kontekstin e luftës për media të lira?

Iljazi: Për fat të keq, pas pavarësimit ne vetëm aktrojmë zgjidhje për profesionin mediatik dhe sjellim zgjidhje ad-hok. Mendoj se nevojitet qasje sistematike ndaj problemit, përmes debateve publike, dhe jo për interesa dhe marrëveshje të dikujt. Ne kemi ligje parciale  të cilat nuk e zgjidhin problemin e mediave gazetarëve dhe punëtorëve të mediave. Për fat të keq, këto zgjidhje çdoherë bëhen në kontekst të disa kushteve politike, dhe jo për mediat. Çdo herë merren vendime për tjerët, ose nuk konsultohen mjaftueshëm gazetarët përmes debateve publike që të dëgjohen problemet e tyre. Të përfundoj, nevojitet qasje sistematike ndaj problemit nëse dëshirojmë media të lira dhe të pavarura.

Maja Ivanovska

Kamera: Atanas Petrovski

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit për grante të vogla “ Mbrojtja e lirisë së mediave dhe liria e shprehjes në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Shoqata e gazetarëve Kroatë, si pjesë e projektit rajonal “Platforma rajonale e Ballkanit perëndimor për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve”, i zbatuar përmes partneritetit të gjashtë shoqatave të gazetarëve të pavarur të Serbisë, Shoqata e gazetarëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Shoqata e gazetarëve të Kroacisë, Shoqata e gazetarëve të Kosovës, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, dhe Sindikata e mediave të Malit të Zi.

Tags: Besim Iljaziliria e mediaveTV Art
Next Post
Maniakë dhe keqbërës jetojnë të fshehur në zyrat e errëta të sistemit!

Maniakë dhe keqbërës jetojnë të fshehur në zyrat e errëta të sistemit!

Dimitrov për BNT1, Maqedonia dhe Bullgaria të punojnë së bashku për një ardhmëri më të mirë

Dimitrov për BNT1, Maqedonia dhe Bullgaria të punojnë së bashku për një ardhmëri më të mirë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom