Edhe këtë dimër bora i “befasoi” dhe i kapi të pa përgatitur shërbimet për pastrimin e rrugëve.
Nuk është e pastruar autostrada Tetovë – Shkup dhe rrethorja në hyrje të autostradës nga Saraj.
Gjithashtu nuk është pastruar as rruga e vjetër Tetovë – Shkup e cila përdoret nga banorët e fshatrave të atij rajoni.
Nxënësit e shkollës së mesme “Orce Nikolov”- Shkup, me lopata e pastrojnë hyrjen dhe oborrin në shkollë.
Pyetja është a do të “befasohen” institucionet kompetente gjatë çdo dimrit nga bora, dhe a do të merr dikush përgjegjësi për aksidentet rrugore që munden të jenë edhe me fund tragjik?