endi fqinj, termin Maqedonia, vite të gjata e ka kuptuar si emër nacional, ndërsa disi si një karakteristikë gjeografike, tani duhet të gjendet përcaktim gjeografik ose territorial. Dëshira ime është emri të jetë i papërkthyer, në gjuhën sllovene, shembull i tillë janë “Nova Makedonija”, “Vardar Makedonija” “Gorna Makedonija”, deklaroi në një intervistë për televizionin Alfa, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Koxias.
Ndërsa nëse ai do të ishte kumbar i vendit, nuk do të dëshironte të përfshihet emri Maqedoni. Megjithatë, sqaron se “për fat të keq veçmë 25 vite, Greqia zyrtarisht përdor emër të përbërë”.
Shefi i diplomacisë greke thotë se në Vjenë ka pasur pothuajse 12 orë negociata të vazhdueshme, por ende nuk ekziston marrëveshje për asnjë pikë, të paktën sipas perceptimit të tij.
Në raport të emrit dhe përcaktimit, Koxias tha se ekzistojnë emra të ndryshëm, siç janë , Nova Makedonija”, “Vardar Makedonija” “Gorna Makedonija”.
“Por këtu ekziston një diskutim. Emri do të jetë në latinisht, do të jetë në anglisht, me mundësi të përkthehet në të gjitha gjuhët? Kjo mendoj se është diçka që do ta dëshironin shkupjanët. Dëshira ime është më pak e përbërë. Do të dëshiroja të jetë një emër që ashtu siç do të dëgjohet edhe do të shihet, do të kuptohet se është ndonjë Maqedoni tjetër, entitet gjeografik, ndërsa jo trashëgimi historike nga Maqedonia greke”, tha shefi i diplomacisë greke, ndërsa si shembull i përmendi emrat (të gjitha i tha në gjuhën maqedonase, pa përkthim në atë greke), “Nova Makedonija”, për të cilën tha se disa debatojnë nëse është me përcaktim gjeografik ose kohor, pastaj “Vardar Makedonija”, për të cilën tha se përmban diçka të mirë për ne, sepse “edhe në gjuhën shqipe dhe në sllovene dy rrokjet e para janë të njëjta “Vardar”, ndërsa si shembull tjetër e përmendi emrin “Gorna Makedonija”.
Shefi i diplomacisë greke, zbuloi se pjesa e parë e projekt të marrëveshjes që Athina do t’ia propozojë Shkupit është gati, ndërsa në mes të muajit do t’i dorëzohet palës së Maqedonisë. Dokumenti do të jetë rreth 20 faqe, ndërsa sipas Koxias ka të bëjë me emrin dhe me atë që rrjedh nga emri, gjegjësisht çfarë përdorimi do të ketë emri, fjalët që rrjedhin, gjegjësisht identiteti, kombësia dhe gjuha dhe më pas edhe çështje të tjera siç janë emrat tregtarë, akronimet dhe shkurtesat. Ai sërish tha se Greqia kërkon që emri të jetë edhe për përdorim të brendshëm edhe në marrëdhëniet bilaterale me vendet e tjera dhe për përdorim ndërkombëtar.
Koxias në intervistën për TV Alfa e përmendi edhe Kushtetutën e Maqedonisë për të cilën tha se “ata që thonë tani menjëherë të ndryshojë, janë në dijeni se mund të ndodhë një gjë e tillë dhe ata nuk duan zgjidhje”, por megjithatë potencoi se janë të nevojshme ndryshime kushtetuese për integrimin eruoatlantik të Maqedonisë.
Koxias sqaroi se ndërmjetësuesi Nimic është i nevojshëm për bisedimet, sepse është përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së dhe do të duhet të bëjë raport për marrëveshjen, por edhe për shkak të asaj që negociatat në një pjesë të caktuar zhvillohen nën dirigjimin e Nimicit, ndërsa një pjesë drejtpërdrejtë midis ministrave të punëve të jashtme.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.