Shkruan: Sasho Ordanoski
ranova shumë reagime për propozimin tim kontrovers prej para disa ditësh për nacionalizimin e BEG, si një nga masat strategjike të mundshme për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit në Shkup. Me angazhim serioz të shtetit, rrjeti do të mundej më shpejtë të zgjerohet, e pastaj edhe t’i adaptohet gasifikimit të ardhshëm, si zgjidhje afatgjate për një nga pikat më të rëndësishme për ndotjen e ajrit në kryeqytet.
Natyrisht, menjëherë mu hodhën edhe ata me argumentet e “politikave energjetike evropiane”, se Evropa nuk do të lejeje as “N” nga nacionalizimi – që me siguri edhe është e saktë, mirëpo, njerëz seriozë më përkujtojnë edhe për atë se si, në të kaluarën, gjatë një qeverie tjetër të LSDM, ka qenë e privatizuar në mënyrë jo bash ligjore, kompania me karakteristika të “monopolit natyral” i cili e dorëzonte shërbimin për ngrohje qendrore në kryeqytet. Dhe, se nacionalizimi, në fakt, sipas tyre, do të ishte një përmirësim i një padrejtësie ndaj qytetarëve të Shkupit.
Mirëpo, nuk kaluan as dy ditë, e Qeveria paralajmëroi se planifikon ta KEQËSOJË gjendjen me ndotjen: jo vetëm se atje nuk mendohet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore me ofertë të përfitimeve të reja për kyçjet ekzistuese dhe të rejat, por bëhet fjalë për atë se si të shtrenjtohet shërbimi për ngrohje, që njerëzit edhe më tepër ta braktisin atë rrjet dhe veç më dimrin e ardhshëm t’i aktivizojnë oxhaqet nëpër ndërtesat dhe shtëpitë!
Sipas paralajmërimeve të zëvendës presidentit të Qeverisë Koço Angjushev, vërej se veç më po përgatitet shema se si dikush do të përfitojë mirë nga blerja e kalorimetrave për ngrohjen qendrore. Sepse, nëse janë plus/minus 50 euro nga ngrohësi, me të vërtetë bëhet fjalë për shumë të madhe parash – të cilën në fund do ta paguajnë qytetarët, ose nga xhepi ( besa, ndoshta me këste, përmes llogarive të rritura për ngrohje, që qenka një përfitim i madh!), ose përmes buxhetit shtetëror, gjegjësisht nga xhepi i “pasmë i qytetarëve të njëjtë, vetëm se në atë mënyrë shteti do të ketë kontroll mbi tenderët për pajisjen e kalorimetrave. Siguri.
Ndërkohë, vërej edhe se një grup ekspertësh për mjeljen e parave, me kapacitet moral të minjve të kanalizimeve, i cili me vite thithte nga krimet “anësore” të familjes, përsëri po zhvendoset me manovra të ndryshme, oferta dhe propozime deri te resori i Angjushevit, vetëm të mos mbetet ndonjë denar pa kaluar nëpër duart e tyre.
Mua më duket se autoritetet nuk kuptojnë se sa është me rëndësi çështja e ndotjes dhe se shpresojnë në erën si aleat kryesor në pastrimin e mjegullave. Unë nuk jam ekspert për asgjë nga ajo problematikë, por jam i aftë për parashtrim të pyetjeve: a nuk është më mirë, për shembull, së pari të pastrohet “ajri” rreth Drisllës dhe të kumtohet se cilat janë rezultatet nga hetimet për importin dhe djegien e paligjshme të tonave mbeturina ( siç thonë të rrezikshme), e pastaj të mendohet se si qytetarëve edhe pak t’u nxihet jeta me shpenzime të reja rreth ngrohjes qendrore?