Angele Zdravkin, pronar dhe menaxher i televizionit lokal nga Velesi “TV Zdravkin”, në intervistë për CIVIL Media flet për situatën në mediat lokale, presionet, lirinë e mediave dhe mënyrën për zgjidhjen e problemeve në sferën e medias.
CIVIL Media: Si është gjendja me lirinë e mediave në Republikën e Maqedonisë?
Zdravkin: Unë si pronar i një mediumi lokal mund të flas për territorin tonë. Në vitet e fundit nuk kishim presione të drejtpërdrejta ndaj redaksisë informative, por kishim presione të fshehura indirekte në kuptim të reklamimit, qasjes deri te informacionet në nivel lokal, në institucionet publike. Ishim të injoruar nga institucionet publike në raport me disa informata, për dallim të mediave tjera që ishin të lidhura me pushtetin. Ashtu që në vitet e fundit ishim të ekspozuar në një lloj torture.
CIVIL Media: A ishit ju personalisht në ndonjë mënyrë të prekur gjatë asaj periudhe? A keni pasur ndonjë lloj presioni?
Zdravkin: Unë si pronar dhe menaxher i një mediumi lokal kujdesem të siguroj mjete për të punësuarit. Nga ajo të mos mund të sigurosh mjere t’i paguash rrogat të punësuarve nuk ka kërcënim më të madh! Të gjitha dyert i ke të mbyllura. Ose, përsëri, për shembull, kishim periudhë kur kishim reklamë dhe pas ndonjë dite ju lajmërohet reklamuesi dhe të thotë: Ju lutem mos ta publikoni reklamën, sepse kemi presione të drejpërdrejta nga institucionet publike. Pastaj, komitentëve tanë u hynë Drejtoria për të ardhura publike, lloj lloj inspekcione, i kontrollojnë… Mendoj se kërcënim më të madh nga ajo nuk ka!
CIVIL Media: Çka mendoni se duhet të bëjnë shoqëria, shteti dhe institucionet shtetërore që të mos përsëriten këta situata dhe presione?
Zdravkin: I gjithë sistemi jonë është i kthyer nga politika. Domethënë, nëse politika veçohet nga ekonomia, sepse ne jemi shoqëri radiodifuzive, mendojmë se funksionojmë në mënyrë të përkryer. Edhe pse, patjetër ta potencoj se ekonomia, gjegjësisht, të gjithë bizneset janë në gjunjë, nuk kanë mjete për reklamim. Mendoj se dhjetë vitet e fundit pazari i marketingut është shkatërruar. Ndërsa më së shumti e shkatërroi pushteti i kaluar me kampanjat e tyre publike dhe reklamime publike. Kishte situata kur televizionet dhe mediat ishin aq të fryera me reklama qeveritare dhe aspak nuk ishin të interesuara për komitentët e thjeshtë. Kjo domethënë se ata shkonin edhe me dumping çmime, që ti shkatërrojnë televizionet më të vogla lokale, këtu mendoj për mediat kombëtare.
CIVIL Media: Çka mund të bëjmë? Vallë diçka nga kjo mund të rregullohet me ligj ose, përsëri, duhet të ndryshohen disa praktika, shprehi dhe politika?
Zdravkin: Mediat në Maqedoni janë të ardhura deri në atë fazë, që mendoj se në 2-3 vitet e fundit duhet të gjendet diçka të mbijetojnë. Ata janë aq të ngarkuara me kredi, që rëndë do të mbijetojnë. Mendoj se në bisedë me kolegët nga mediat tjera, numër i madh i pronarëve nuk do t’i vazhdojnë licencat vitin e ardhshëm, ndërsa pritet edhe ligji i ri për mediat, për të cilin nuk e dimë se çfarë do të jetë. Ka supozime, e përcjellim, ka rekomandime dhe ai zhvillohet në drejtim pozitiv vetëm nga mediat kombëtare. Televizionet rajonale dhe lokale janë para zhdukjes.
CIVIL Media: Vallë qeveria konsultohet me ju, për nevojat tuaja?
Zdravkin: Nuk ishim të anashkaluar, sepse nuk kishim shoqatë gjatë vite. Tani momentalisht kemi dy shoqata, japim propozime konkrete deri te shoqëria informatike dhe mendojmë se diçka nga ajo do të miratohet dhe shpresojmë se do të mbijetojmë. Sepse media është themel i demokracisë.
Civil Media: Vallë qeveria ju ftoi për bisedë?
Zdravkin: Mua personalisht jo, por, e di se përfaqësuesit e të dy shoqatave kanë kontakte me qeverinë.
Xhabir Deralla
Përpunimi i tekstit: Maja Jovanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Ermin Klimenta