Me mbi 550 pjesëmarrës në seminare dhe punëtori anembanë Maqedonisë, me qindra video, foto dhe artikuj tekstual nga të cilat gjashtëdhjetë janë shpërblyer, projekti Objektivi qytetar dy vite me radhë kontribuon për proceset transparente dhe përgjegjëse politike.
Me këtë rast, Civili e organizon ngjarjen multimediale promovuese “Ne jemi mediat”, në të cilën i fton mediat dhe të gjithë bashkëpunëtorët, mbështetësit, ligjëruesit në seminaret, gazetarët qytetarë, aktivistët dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar, sot, më 18 dhjetor 2017 ( e hënë) në ora 13 në Klubin e gazetarëve.
Kjo ngjarje është mundësi e shkëlqyer edhe për promovimin e publikimit “Ne jemi mediat”, i cili është pjesë e projektit Objektivi qytetar, i kushtuar qytetareve dhe qytetarëve në kërkim të fakteve të pacensuruara nga qendrat e fuqive politike dhe financiare.
Publikimi “ Ne jemi mediat” përmban pamje të të gjitha përvojave, raporteve për autorë, me materialet e botuara në platformën mediatike CIVIL Media kanë nxitur ndryshime në shoqëri gjatë vitit të kaluar. Publikimi është i botuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
На презентацијата ќе бидат презентиран и избор од фотографии за граѓанското новинарство, како и проекција на видео сториите. Примероци од публикацијата и ДВД-то ќе бидат достапни бесплатно.
Në prezantimin do të prezantohet edhe zgjedhja nga fotografitë për gazetari qytetare, si dhe projeksion i video tregimeve. Ekzemplarë nga publikimi dhe DVD do të jenë në dispozicionin tuaj falas.