Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]M[/dropcap]endoj se është reale të supozohet se, deri në këtë moment, askush me saktësi nuk e din se si do të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë .E, shohim dhe dëgjojmë se optimizmi po përhapet në të gjitha anët për atë se “ka ardhur koha” të gjendet zgjidhja, se çështja me emrin “ po zgjat shumë gjatë”, se “atmosfera” në dy vendet është e përmirësuar dhe se Maqedonia “duhet” të përparojë drejt aspirimeve të veta euro-atlantike dhe me hapa konkrete të cilat do të nënkuptojnë anëtarësim faktik në BE dhe NATO.
E gjitha kjo më lartë është e saktë. Megjithatë, kjo nuk tregon shumë për meritën e zgjidhjes: Maqedonia, de fakto, do të duhet ta ndryshojë këtë – “Republika e Maqedonisë”- emër kushtetues. Rreth kësaj nuk duhet të kemi dyshime, deshëm ose nuk deshëm. Pyetjet se si do të jetë emri i ri; si do të definohet “erga omnes-i” i përfshirjes së tij; cilat do të jenë garancitë shoqëruese që do t’i kërkojnë dy palët; në cilin moment do të ndodh ndryshimi; a do të shkohet në referendum për ndryshimin( të gjithë thonë se do të shkohet) etj. – këto janë çështje për të cilat, supozoj, do të negociohet, pasi të mbarojë kjo fazë e “atmosferës së mirë” dhe “klimës së ngrohur” në Shkup dhe Athinë.
Kuptohet, kjo është e njohur lartë-poshtë. Mirëpo, është koha e duhur të bëhen ca pika shoqëruese…
E para, negociatat tona me Greqinë janë asimetrike, në dëmin tonë. Pasi që vetëm një nga palët ka të drejtë për veto ( dhe grekët treguan disa herë se janë të gatshëm ta përdorin), të mos kemi iluzione se palët negociuese janë me hapësirë dhe rëndësi të barabartë për manovrim.
Ne, me “ofanzivën e sharmit” tentojmë që, sado pak, ta kompensojmë deficitin tonë objektiv negociator, dhe këtë nuk e bëjmë keq ( pas shumë viteve të humbura në dobësimin e pozitave tona), mirëpo, pas sharmit, së shpejti nga ne do të priten edhe hapa konkrete, me pasoja politike praktike. Dhe me realizimin e këtyre hapave nuk do të barazohemi deri në fund me fuqinë e pozitës negociatore greke, mirëpo së paku do të lëmë “përshtypje” te ndërmjetësuesit, që ata, me kredibilitetin e tyre ndërmjetësues, të kompensojnë diçka nga deficitet tona.
E dyta, më duket se, nëse dhe kur të definohet përmbajtja e zgjidhjes, në interesin e Maqedonisë është në atë të jenë pastruar të gjitha çështjet, të mos mbesin çështje të hapura ose mundësi për interpretime të ndryshme, edhe atje edhe këtu edhe çdo kund.
Desha të them, madje edhe nëse dikujt i duket e duhur që disa çështje të heshtën, është oportune të “futen nën qilim” dhe të prolongohen për “kohë më të mira”, kjo të mos bëhet, sepse “ kohë më e mirë” nga e sotmja, nuk do të ketë, nëse kjo përsëri nënkupton edhe 27 vite “tërheqje” mes dy “palëve”.
Për zgjidhjen e këtij problemi, është objektive që edhe në Greqi edhe në Maqedoni do të paguhet (relativisht) çmim i lartë politik, sepse nuk ka zgjidhje e tillë që mund t’i kënaqë të gjithë në dy shtetet, e posaçërisht jo nacionalistët histerik. Pra, pasi që veç më paguhet kjo llogari, së paku llogaria ta mbulojë tërë “ushqimin, pirjen dhe muzikën”, me gjithë bakshishin nga ky “aheng” diplomatik -politik. Që kur të na kalojë dehja, të mos del se dikush nuk ka kuptuar se edhe kafeja nuk është pirë me veresi.
Dhe e treta, mos mbetet dikush i habitur që, së paku disa hollësira nga zgjidhja – tani vetëm mund të supozohet se me çfarë rëndësie do të jenë ata – do të jenë të imponuara nga “palë të treta”. Parimi i ndërmjetësimeve të tilla ( euro-amerikane, me theks te të dytit) është që askush të mos mundet të festojë fitore pas rezultatit nga negociatat. Pra, jo se nuk do të ketë fitues në çështjen – me siguri se nuk do të ketë – pro të kos ketë palë shumë e fituar, që vendimi të jetë afatgjatë. Të mos ketë hidhërime: do të ketë presione dhe disa çështje të imponuara do të duhet të gëlltiten. Ne, më tepër se grekët, ju lutem.
Kjo është, në këtë fazë. Shansi është me të vërtetë historik dhe Maqedonia duhet ta shfrytëzojë – e le të plasin dushmanët!