Nisma qytetare “Koalicioni O2″ për ajër të pastër” kërkon që Qeveria ta rrisë buxhetin për mbrojtjen e mjedisit të jetesës për vitin 2018 prej 0,4 për qind nga BPV, sa është planifikuar, në të paktën 2,5 për qind. Në të kundërtën, prej atje paralajmërojnë ngritjen e procedurës kundër Republikës së Maqedonisë për shkeljen e konventave të ratifikuara, Kushtetutën, të drejtat e njeriut dhe të fëmijës, me parashtrimin e padive dhe ankesave deri te institucionet ndërkombëtare kompetente, por edhe protesta radikale.
Lartësia e mjeteve të parapara për mbrojtjen e mjedisit të jetesës, uljen e ndotjes dhe ndërprerjen e minierave, sipas kësaj nisme qytetare, nuk e pasqyron seriozitetin e gjendjes dhe tregon përkushtim të pamjaftueshëm drejt zgjidhjes së këtij, siç thonë, problemi serioz i barabartë në “eko-gjenocid”
Tatijana Çakulev nga Nisma qytetare në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Republika e Maqedonisë në vazhdimësi i shkel dhe nuk i respekton të drejtat e ndërlidhura me mjedisin e jetesës.
“Serioziteti i gjendjes në të cilën ndodhet Maqedonia në pikëpamje të ndotjes dhe degradimit të mjedisit të jetesës, sasia e problemit, të mbledhura për shkak që injorimi i tyre shumëdekadësh kërkon përkushtim maksimal dhe përfshirje për eradikim të burimit të problemit dhe sanimit të pasojave”, tha Tatijana Çakulev nga Koalicioni për ajër të pastër.
Prej atje paralajmëruan se nëse kryeministri Zoran Zaev nuk i respekton kërkesat e tyre do t’i ndërmarrin të gjitha hapat juridike të cilat i kanë në dispozicion për ngritjen e procedurave kundër Republikës së Maqedonisë për shkeljen e konventave të ratifikuara, Kushtetutën, të drejtat e njeriut dhe të fëmijës dhe do të ngritin padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe protesta radikale në mbarë shtetin.
Përfaqësuesit e Koalicionit pasdite do të takohen me Zoran Zaevin, të cilit do t’ia dorëzojnë kërkesat. Pas takimit, siç potencuan, do të dihet nëse ka gatishmëri për ballafaqim me këtë problem, i cili i rrezikon jo vetë gjeneratat e tashme, por edhe të ardhshme.