Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot e hapi çështjen për zbrazëtirën juridike që lajmërohet mes pranimit të letrës me kërkesë për heqje të imunitetit të personave të emëruar dhe të zgjedhur nga Gjykata dhe momentit të vendimmarrjes nëse do t’i hiqet imuniteti. Xhaferi konsideron se kjo duhet të rregullohet në mënyrë që të parandalohen keqpërdorimet.
“Bëhet fjalë për situatë prej momentit kur do të jepet urdhër për shoqërim, për sigurim të personit bartës të imunitetit, të mos lidhet vetëm për deputetët sepse ka edhe persona të tjerë me imunitet… prej momentit kur do të jepet urdhri, deri në momentin për vendimmarrje që është caktuar në procedurë adekuate në Rregulloren për punë të Kuvendit, në atë zbrazëtirë që bëjmë me njeriun. Duhet të rregullohet kjo zbrazëtirë sepse ajo është hapësirë për keqpërdorim përkatësisht për interpretim tjetër”, thotë Xhaferi në deklaratë për MIA-n.
Ai shtoi se nuk pretendon të përzihet në kompetencën e institucionit përkatësisht të relacionit pushtet-gjyqësi, por se do të duhej të mendohet se cila do të ishte mënyra më e mirë që të mbushet kjo zbrazëtirë, që të mos keqpërdoret e drejta e disave dhe e drejta e të tjerëve.
Kryetari i Kuvendit këtë çështje e hapi në debatin e sotëm publik të Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit kushtuar “70 viteve të Deklaratës universale të të drejtave të njeriut”.
Në Maqedoni, tha Xhaferi, i kemi shumë mirë të sendërtuara të gjitha parimet dhe vlerat të cilat i përmban Deklarata universale për të drejta të njeriut.
“Pyetja është se sa ato respektohen në praktikë dhe nëse në këtë periudhë të pavarësisë kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e njeriut lëvizim në drejtim pozitiv”, tha Xhaferi në fjalim, duke treguar për rolin e avokatit të popullit, OJQ-ve, mediumeve, procesit arsimor, familjes… në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarit.
Luiza Vinton, koordinuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara theksoi se po fillon shënimi njëvjeçar i Deklaratës universale për të drejtat e njeriut, por se duke i pasur parasysh ngjarjet në suaza botërore lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut, KB nuk ka disponim për festë.
“Gjithnjë e më tepër po harrohet dhe me qëllim po injorohet universaliteti i të drejtave çdokund në botë. Nga këto arsye KB nuk janë mjaft të disponuara të festojnë këtë vit. Në vend të kësaj e kyçim alarmin për të drejtat e njeriut, u bëjmë thirrje qytetarëve të kërkojnë nga shtetet e tyre të jenë përgjegjëse për të drejtat e tyre të njeriut”, theksoi Vinton.
Në debatin në Kuvend marrin pjesë përfaqësues nga disa institucione mes të cilëve edhe porkurorja speciale Katica Janeva, ish-gjykatës, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.