• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

December 11, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Shërbimet sekrete, para shiut
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]E[/dropcap]para, si çdo ekonomist politik  i paaftë, ai mendoi se ekonomia është ajo që mund ta nënshtrojë politikën – kjo para shumë kohe, nëse ndonjëherë ka ndodhur, më nuk është as nëpër botë, dhe asnjëherë në Ballkan! Këtu, ose të gjitha marrëveshjet politike ( edhe me jashtë edhe brenda) do t’i bësh me ndonjë kompromis optimal, dhe do të shkosh të arrish suksese ekonomike, ose do të harxhosh shumë energji në ekonominë, ndërsa politika do t’i “hajë” rezultatet ekonomike, edhe nëse i ke. Më thjeshtë: së pari paqe në shtëpi, marrëdhënie të mira  me fqinjët dhe anëtarësinë në aleanca më të gjëra sigurie dhe politike, dhe mandej ( mundet edhe paralelisht) sukses ekonomik që do të bëjë të famshëm; e kundërta nuk funksionon, qoftë edhe Stavrevski të ka bindur për këtë.

E dyta, pangopësi, e madhe! Mirë, e kemi të qartë, nga rroga nuk jetohet lehtë, le të jetë edhe e kryeministrit. Vjedhja nuk arsyetohet, por kur përmasat janë të mëdha, atëherë as nuk mund të kuptohet: pse edhe një banesë mbi të gjitha tjerat, pse edhe një milion  mbi të gjitha të mbledhurat, pse llogari në dhjetëra banka, para të gatshme nëpër arka dhe plus edhe një truall “për pa pare”?! Vallë janë frustrime sociale në pyetje, çka është? Vallë nuk kuptove se çdo gjë edhe ashtu ishte e jotja, nuk kishe nevojë edhe ta posedosh.

E treta, rrethimi i njerëzve – vendosja e njerëzve besnikë  që vetëm pohojnë me kokë është recetë për katastrofë politike! Së paku ti u kënaqe duke dëgjuar biseda telefonike: nuk u habite se, edhe në mungesë tënde, bashkëpunëtorët më të afërt për ty flasin me “Presidenti”, me P të madhe? Ose përkundrazi, të pëlqente. Ti, ( “teknokrati shpresëdhënës”) do të duhej ta dijë rregullën  më të rëndësishme kadrovike: menaxherë të klasës së parë rrethohen me bashkëpunëtorë të klasës së lartë; menaxherë të klasës së dytë rrethohen me bashkëpunëtorë të klasës së tretë. Çfarë të bëjmë me klasën e tretë që e le pas vetes?

E katërta, si në humorin, ashtu edhe në politikë, koha e qëlluar është çdo gjë! Shaka të shkëlqyera kanë dështuar për shkak të gabimit në ritëm, kur poenta tregohet tepër herët ose tepër vonë. Ti, pa fare ndjenjë për humor, i humbe të gjitha tajmingjet politike: lëshove shumë raste të bësh marrëveshje atëherë kur për këtë kishte oferta shumë m[ të mira dhe kornizë e saktë kohore. Tani, nuk besoj se do të japin të zgjedhësh edhe për pasardhësin tënd në parti.

E pesta, çfarë është ky impresionim me shërbime sekrete? Me atë botë të pasqyrave të thyera në copat e të cilave sheh vetëm pjesë nga realiteti? Vallë edhe ky është frustracion familjar. Ose ke nevojë t’i mbash tjerët në frikë, duke ikur nga frika personale? Të shikosh në jetët huaja, ndërsa sekretet e jetës tënde ( po po, ka ende të pazbuluara) të fshihen sa më mirë, duke e shfrytëzuar detyrën? Në politikë, shërbimet sekrete duhet të merren me masë farmaciste, dhe jo me garuzhdë gjelle! Diagnoza: instinkte të vdekura politike, plus gjellë në kokë. Rezultati: mosbesim, frikë, pasiguri, vlerësime të gabuara…

E gjashta, në politikë, gjeografia është e dhënë, jo opsionale – nëse je rrethuar me Perëndim, pse i shkel syrin Lindjes? Për inat ose nga budallallëku? Nuk e pa se deri ku të çoi?

Dhe në fund, e shtata, fat i keq. Sepse fati i mirë i ndjek të guximshmit…

Dhe, kur të mendoj më mirë, edhe Zaevi ua punoi mirë. “Crpkata” nga Murtino. Edeh ne ndihmuam pak…

Pra, tani çfarë do të bëjmë? Të thërrasim një taksi, ose ka kush të të merr?

Tags: dështimeNikolla Gruevski
Next Post
Kryeministri Zaev për herë të parë për vizitë zyrtare në Kosovë

Kryeministri Zaev për herë të parë për vizitë zyrtare në Kosovë

Këtë javë katër seanca për lëndë të PSP-së në Gjykatën penale

Këtë javë katër seanca për lëndë të PSP-së në Gjykatën penale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom