Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]V[/dropcap]izita e fundit e Zaevit në Bruksel më ngjan si kur gomarin e ftojnë në dasmë: sasia e komplimenteve që ia bënë atje, me siguri mund të krahasohet vetëm me ngarkesën e detyrave të cilat ia vendosën në shpinë!
“Jemi shumë të lumtur me punën e qeverisë së re. Duam ta inkurajojnë Maqedoninë të vazhdojë pas rrugës së nisur. Përmirësimet dhe përparimi janë të jashtëzakonshme. Presim që ky proces reformist të cilin e filloi kryeministri, të vazhdojë edhe më tutje”, tha Zhan Klod Junker, presidenti i Komisionit Evropian, funksionari më i lartë i Bashkimit Evropian.
Junker është njeriu i cili ka instinkt politik të “vrasësit serik” – me këtë format, nëse e mbani mend, ishte Ksavier Solana – dita e të cilit përbëhet nga zgjidhja e imtësirave të ndryshme me rëndësi kontinentale dhe globale ( për shembull Bregzit), e fjalori i të cilit din ashtu të pret ( Athinën e goditi gjendje para infarkti për shkak të përmendjes së fjalës “Maqedonia” në deklaratën e Junkerit!), sa që sintaksa e tij me ditë analizohet, sepse prodhon batica dhe zbatica jashtë nga ligjet e natyrës.
Kjo nuk është për të mirë: të gjitha zhetonat janë të vendosura personalisht mbi Zaevin, nga suksesi i tij varet ardhmëria e kazinos Maqedonia.
Po bëhet e mërzitshme se si kryeministri i Maqedonisë, kudo që të paraqitet, plotësisht i fiton simpatitë e bashkëbiseduesve – përqafime, puthje, goditje të buta në shpatull, edhe pak përqafime – sikur e kanë takuar ndonjë personazh komiku nga karizma dhe energjia pozitive e të cilit duan edhe ata të marrin.
E gjithë kjo e ngriti Maqedoninë në orbitë të re ndërkombëtare, ku pritjet janë realisht më të mëdha sesa mundësitë tona. Gjegjësisht, më saktë, nga mundësitë e kësaj administrate, së paku ashtu si i manifeston deri tani. Opinioni, në valë, merret me tema të parëndësishme – numri i këshilltarëve për marrëdhënie me publikun, biznes klasat, qerasja në KSHZ, tek tuk ndonjë dhunë etj., edhe pse shumica do të kërcejnë dhe do të thonë se përkundrazi, këto janë temat më kryesore për qytetarët e rëndomtë! – derisa agjenda reformiste disi pas inercisë burokratike, me shënimin e katrorëve të zbrazët në tabelat e planit 3-6-9.
Në një farë mënyre mungon koordinim, energji, vendosmëri, sepse, e dini si thonë: nga pushka e zbrazët frikohen dy veta, edhe ai që e mban, edhe ai ndaj të cilit është e drejtuar.
Mirëpo, ndoshta Evropa dhe SHBA kuptojnë më mirë se ne, se ka ardhur koha për inkurajim, në vend të dekurajimit, për shtrëngimin personal të radhëve euro-atlantike me vendet tjera nga Ballkani, siç një kohë pak “u mbyllën sytë “ kur BE u zgjerua nga Bullgaria dhe Rumania, gjegjësisht, se reformat do të zbathen me kohë, dhe jo para hapjes së procesit për negociata për bashkim në Union.
Në politikë duhet të kesh edhe pak fat, ndërsa ky Zaevi, kismetli, sikur ta kenë hedhur në bërllok.
A edhe “seriali turk” nge 101 episode nga ngjarjet me VMRO-DPMNE më nuk durohet: në vazhdimin më të ri, Ljubço Georgievski paralajmëron kthim në krye të partisë së tij të mëparshme! Ajo e tradhtoi, por ai ende e do, do të bënte çdo gjë që t’i hakmerret dashnorit të saj me të cilin deshën ta largojnë nga trashëgimia familjare, por ai nuk e din se ajo është shtatzëne dhe se gjyshja e ka mallkuar deri në brezin e tretë! Pa, pa, pa, i tërë kombi pret lajme çdo mbrëmje të sheh nëse do të ndodh abort ose ai do ta adoptojë fëmijën pasi që dashnori do të mbarojë në burg… Bidaiiiii!