“E drejta në qytet për të gjithë” është tema e konferencës rajonale për promovimin e përforcimit të sigurisë në hapësirat publike urbane me fokus të grave dhe vajzave që do të mbahet sot në Shkup.
Konferenca rajonale është pjesë e projektit aktual midis UN Habitat Kosovë dhe Un Women – Trupi i KB-së për barazi gjinore dhe përforcimi i grave. Qëllimi i projektit është që të forcohet e drejta e qytetit për të gjithë përmes reduktimit të pabarazive gjinore në qasjen deri te hapësira publike dhe të jepen rekomandime për qasje gjithëpërfshirëse të politikave për zhvillimin e hapësirave publike.
“Qasja e grave dhe vajzave drejt hapësirës publike është zakonisht i ngarkuar nga frika për krimin ose terrorizimin. Shqetësimi në rrugë dhe format e ndryshime të dhunës – njëjtë si dhe ngacmimet – janë çështje universale të cilat negativisht ndikojnë në të drejtat e grave për përdorimin e hapësirave publike”, thonë organizatorët.
Fjalime përshëndetëse në konferencën rajonale, siç paralajmërojnë organizatorët duhet të kenë Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Lubica Jançeva, kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dominika Jançeva, udhëheqëse e UN Women – Trupi i KB-së për barazi gjinore dhe përforcim të grave në Shkup dhe Guendolin Menetrir, udhëheqëse e zyrës së UN Habitat Kosovë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.