Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]V[/dropcap]allë e din opinioni në Maqedoni se sa e ka rrogën ambasadori Xhes Bejli? Vallë ka “informator” në Ambasadën e Amerikës në Shkup, ose ndonjë gazetar- hulumtues i mirë përmes të cilit mundemi ta kuptojmë këtë informatë? Ose ndoshta, nëse drejtohemi me mirësi deri te qendra për shtyp në Ambasadë, ajo vetë do të na e tregojë shumën?
Pse do të ishte kjo me rëndësi për ne, pasi që bëhet fjalë për një diplomat të lartë të huaj, dashamir i dëshmuar i Maqedonisë nga vendi më miqësor strategjik për ne?
Pra, për një ambasador të huaj që merr të drejtën të luan “informatorin” dhe të publikon lajme në opinion në lidhje me të ardhurat ( dhe me të ardhurat plotësuese) të anëtarëve të administratës së Maqedonisë, do të ishte mirë të del në terren të rrafshuar dhe të drejtë për lojë në aspektin e temës të cilën e nisi publikisht, që të kuptojmë se kush, nga cila pozitë morale (dhe materiale) vepron.
Për shembull, të themi se Ekselenca e Tij Bejli, merr 3000 dollarë rrogë mujore…Si? Nuk janë tre mijë?…Mirë, ja le të janë pesë mijë…Urdhëro? Nuk janë as pesë? Dyfish?! Dhjetë?!…Më tepër se dhjetë?!?!
Për arsye se nuk u besoja veshëve të mi, u ula te Xhaxhi Google… Gross annual salary of the American Ambassador in Macedonia – enter… Google nuk jep informatë të tillë… Mëjep diçka tjetër, tërthorazi, por interesante: Ambasada e Amerikës në Shkup në muajin shkurt ka publikuar shpallje për vend të zbrazur ( shih tani) për asistent administrativ nga fusha juridike, në të cilën shpallje, përveç të dhënave tjera, thuhet se rroga vjetore do të lëvizte nga 17.733 euro bruto ( për aplikues vendor, nga Maqedonia), deri në 35.718 dollarë bruto ( për të huaj që do ta punonte këtë punë)… Pra, ASISTENTI i thjeshtë ligjor do të ketë rrogë më të lartë mujore nga kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni. Hmmmm…
Pastaj gërmova edhe pak nëpër internet: të dhënat janë prej viteve të kaluara, por Google thotë se rroga e ambasadorëve amerikanë në botë rrotullohet nga shuma minimale vjetore prej 119.554 dollarë, deri te maksimalja 179.700 dollarë, varësisht nga përvoja, vendi nikoqir, rreziqet, obligimet e detyrës dhe aspektet tjera periferike… Sidoqoftë, me të gjitha të dhënat, cilido ambasador amerikan në botë, nuk guxon ( sipas ligjit) të merr rrogë vjetore që është më e lartë se rroga e zëvendës – presidentit të KB, e cila është 230, 700 dollarë ( për vitin 2011).
Mirëëë… Tani merret frymë më lehtë: pra, të supozojmë realisht se rroga mujore e shumë të respektuarit dhe shumë të dashurit nga opinioni demokratik, Xhes Bejli, është rreth 13-14 000 dollarë, plus çdo gjë e paguar, plus ndonjë shtesë për familjen, plus ( e arsyetuar!) shtesë për rrezik, plus sigurim shëndetësor të plotë, plus 5 javë pushim vjetor ( me bileta të paguara deri te destinacioni i pushimit vjetor, klasa e biznesit!), plus edhe diçka për eja – shko…
Për ato para në muaj, Grujo as që do të dilte nga shtrati në mëngjes! ( Në fakt, as që zgjohej deri në drekë, ndërsa pasdreke, dhe në orët e mbrëmjes dhe të natës, siç është e njohur, tarifat ishin shumëfish më të mëdha!).
E, tani, pasi që sqaruam se kush nga cila pozitë morale – politike dhe personale materiale flet për të ardhurat e huaja, gjë që ka mundësi të hedh një dritë të caktuar mbi humanizmin dhe rilindjen si të tilla, më lejoni ta shprehi mendimin tim për atë që fliste ambasadori i adhuruar Bejli: Është turp që anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, fshehtazi, pas dyerve të mbyllura, të ndajnë teprica dhe shtesa në lartësi të një rroge të plotë vjetore! Puna e tyre, me të vërtetë është e rëndë dhe me përgjegjësi të madhe, mirëpo ata paraprakisht e kanë ditur se çfarë do të punojnë, kështu që mos habiten që veprimi i tyre shkakton skandal në opinion!
Ndërsa Ambasadori Bejli, do të ishte më mirë ta sheh punën e tij – për shembull, e pret zgjedhje e kryetarit të ri të VMRO-DPMNE, në vend se kështu, nga lartë ( nga foltorja), të na shkakton dridhje nga të cilat përjetojmë reagime histerike masovike, të panatyrshme për një shoqëri të kriminalizuar thellësisht siç është e jona, e cila vetëm sa u lirua nga një grande – elitë kleptomanë!
Ose jo?!