Pas fatkeqësisë natyrore që e përfshiu territorin e Shqipërisë uikendin e kaluar, Komuna e Çairit solidarizohet duke dërguar si ndihmë mjete ushqimore dhe higjienike për rajonet e vërshuara.
“Bashkëndjejmë me dhembjen e tyre në këto ditë të vështira duke qenë me ta në çdo hap të kësaj sprove që i ka përfshirë. Shkupi i ka ende të freskëta kujtimet e vërshimeve të vitit të kaluar dhe ne të gjithë e dimë çdo të thotë të kesh nevojë për një dorë vëllazërore, për t’u ngritur sërish e të vazhdosh më tutje”, theksoi Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.
Gjithashtu edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore së bashku me anëtarët e saj shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer në çdo aspekt për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar nga vërshimet në Shqipëri.
Për këtë arsye, siç njofton Sektori për marrëdhënie me publikun i Odës, OEMVP në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Maqedoni, bën apel deri tek të gjitha bizneset anëtare dhe jo anëtare të mobilizohen për të ndihmuar zonat e goditura nga fatkeqësia e javës së kaluar.
“Lusim të gjitha bizneset që deri më datë 08 dhjetor 2017 (E premte) të prononcohen për vlerën e mjeteve financiare apo formën tjetër të ndihmës që do të donojnë dhe sanimi i dëmeve të përfundon në afat sa më të shkurtër kohor”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.
Pikat e grumbullimit të donacioneve do të jenë në kompanitë Dauti Komerc – Saraj, Dauti Komerc – Strugë dhe Baukop – Vizbeg, ndërsa llogaritë në të cilat mund të donohen mjetet janë: Llogaria në denarë: Sparkasse Banka 25002000010487; Llogaria devizore: Sparkasse Banka MK07250020000104870 SWIFT CODE: INSBMK22
Qytetarët të cilët dëshirojnë informacione më të shumta mund të përdorin kontak-telefonin 076/397-504 dhe 02/3239-252 ose e-mailin [email protected].
Sipas bilancit paraprak të Komitetit të Menaxhimit të Emergjencave Civile shqiptare të gjendjes nga përmbytjet në Shqipëri, janë evakuuar 590 familje, 1552 persona janë shpëtuar, ndërsa janë dëmtuar mbi 4700 banesa dhe 41 biznese si dhe janë përmbytur 10622 hektarë dhe janë dëmtuar rreth 65 ura.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.