CIVIL-Qendra për Liri e forcon iniciativën “Kërkon përgjigje!”. Ideja është inovative, përmes videos ose selfi videos, qytetaret dhe qytetarët t’i parashtrojnë pyetje një politikanes/politikani ose personi publik, kryetares/kryetari komune, institucioneve (shëndetësi, arsim, polici, punë dhe punë sociale…), të gjitha organeve përkatëse dhe personave të cilat mendoni se duhet të japin përgjigje për ndonjë çështje që i brengos, ndërsa Civili do ta publikon incizimin në kanalet e veta onlajn.
Nëse qytetarët dëshirojnë të mbeten anonimë, mundet të incizohet objekt ose ndonjë situatë, derisa të parashtrohet pyetja.
Në Fejsbuk faqen e Civilit veç më janë publikuar disa video në të cilat qytetarët parashtrojnë pyetje deri te institucionet me pyetje të cilat, për shembull, kanë të bëjnë me përmirësimin e shëndetësisë në Maqedoni, për ardhmërinë e të rinjve, si dhe videon promovuese me të cilën u bëhet thirrje qytetareve dhe qytetarëve të flasin, të incizojnë dhe fotografojnë. Me hapësirë të mundësuar në onlajn kanalet e Civilit, për presion publik ndaj institucioneve të cilat shpesh janë të shurdha për problemet me të cilat përballen qytetarët.
“Zgjidhni një politikan/politikane ose person publik të cilit do t’i kishit parashtruar pyetje. Pyetjet dërgoni në video format (selfi video) në Fejsbuk faqen e Civilit, Fejsbuk faqen e gazetarëve qytetarë (mesazh privat) ose në [email protected].
Artikujt në të cilat nuk shihet fytyra e autores/autorit, nënkuptohet se do të jenë anonimë, ndërsa Civili nuk do ta zbulojë identitetin. Megjithatë, Civili duhet patjetër ta dijë identitetin dhe kontaktin e parashtruesit të pyetjes, të cilat me siguri se nuk do t’i zbulojë.
Bashkangjituni Iniciativës “Kërkoj përgjigje”, sot!